Tarifa 25% për Kanadanë dhe Meksikën - Si do të ndikojnë taksat e Trump në çmimet e mallrave?
Presidenti i SHBA-së Donald Trump synon të vendosë një tarifë të përgjithshme prej 25% për mallrat meksikane dhe kanadeze, duke thënë se ato taksa do të nisin më 1 shkurt.
Tarifat, nëse miratohen, mund të zbrazin kuletat e amerikanëve, veçanërisht duke pasur parasysh se Meksika dhe Kanadaja janë dy nga tre partnerët kryesorë tregtarë të Amerikës. Së bashku, ato përbënin 30% të vlerës së të gjitha mallrave që SHBA importoi vitin e kaluar, sipas të dhënave federale të tregtisë.
Makinat dhe pjesët e tyre
SHBA importoi 87 miliardë dollarë automjete motorike dhe 64 miliardë dollarë pjesë automjetesh nga Meksika vitin e kaluar, duke mos llogaritur dhjetorin, dy mallrat kryesore të importuara prej andej atë vit, sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë.
Automjetet ishin gjithashtu malli i dytë më i madh që SHBA importoi nga Kanadaja vitin e kaluar deri në nëntor, për një total prej 34 miliardë dollarësh.
Sektori i automjeteve pritet të vuajë pasoja të mëdha nga tarifat e reja të mundshme, sipas ekspertëve. Kompanitë amerikane të makinave kanë qenë në gjendje të mbajnë kostot e prodhimit të ulëta, duke punësuar punëtorë me paga më të vogla, veçanërisht në Meksikë, ku shumica e prodhimit është zhvendosur vitet e fundit.
Gazi
Shtetet e Bashkuara importuan naftë dhe gaz me vlerë prej 97 miliardë dollarësh nga Kanadaja vitin e kaluar, eksporti kryesor i këtij vendi në SHBA. Shtetet e Bashkuara janë bërë më të varura nga nafta kanadeze që nga zgjerimi i tubacionit kanadez Trans Mountain, sipas të dhënave nga Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA-së. Kjo ka ndihmuar që të shpërndahet më shumë naftë për t'u rafinuar në pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor, përveçse në Midwest.
Kur Trump vendosi fillimisht tarifat 25% në nëntor, kreu i analizës së naftës në GasBuddy vlerësoi se kjo do të rriste ndjeshëm koston e gazit për amerikanët e vendosur rreth Liqeneve të Mëdha, Midwest dhe Rockies.
Ushqimi dhe pijet alkoolike
Vitin e kaluar, SHBA importoi 46 miliardë dollarë produkte bujqësore nga Meksika, sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Bujqësisë. Kjo përfshin 8.3 miliardë dollarë perime të freskëta, 5.9 miliardë dollarë birrë dhe 5 miliardë dollarë pije alkoolike të distiluara.
Constellation Brands, e cila importon birrën Modelo dhe Corona, si dhe tekilën Casa Noble nga Meksika, mund të shohë që kostot e saj të rriten me 16% nën tarifën e propozuar të Trump dhe do t’i duhet të rrisë çmimet me rreth 4.5%, shpjegojnë analistët.
Por kategoria më e madhe e importeve bujqësore nga Meksika vitin e kaluar ishin frutat e freskëta, nga të cilat SHBA importoi 9 miliardë dollarë, me avokadot që përbënin 3.1 miliardë dollarë nga ky total.
Të gjitha këto produkte do t'u kushtojnë më shumë konsumatorëve, sidomos pasi shitësit ushqimorë dhe fermerët priren të operojnë me marzh fitimi shumë të ulët në krahasim me industritë e tjera, duke u dhënë atyre pak hapësirë për të përthithur kostot e tarifave më të larta dhe në vend të kësaj do t'ua kalojnë atë konsumatorëve.
Sondazh

Aleati i Putin, Lukashenko, fiton një mandat të 7-të në zgjedhjet që Perëndimi i quan një farsë!
Udhëheqësi bjellorus dhe aleati rus, Alexander Lukashenko, zgjati të hënën sundimin e tij 31-vjeçar pasi zyrtarët elektoral e shpallën atë fitues të......

2.5 miliardë dollarë për rimëkëmbjen nga zjarret - Kaliforni, fondet do të përdoren për strehimin e banorëve, rindërtimin
Kalifornia do të shpenzojë 2.5 miliardë dollarë për të ndihmuar zonën e Los Anxhelosit të rimëkëmbet nga zjarret e fundit vdekjeprurëse. Guvernatori......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka fituar pikë duke u blerë sot me 93.5 lekë dhe duke u shitur me 94.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me javën e......

Panairi i Ndërkombëtar i Madridit, Rama: “Albania All Senses”, stacioni më tërheqës për vizitorët
Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria është kthyer në stacionin më tërheqës për vizitorët në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” 2025 që çeli siparin të......

Pesë specifikat e Bankës së Zhvillimit, lexim i shpejtë i neneve të projektligjit
Banka Shqiptare e Zhvillimit (BZH) në aspektin e funksionimit do të ketë mjaft ndryshime krahasuar me bankat e nivelit të dytë që operojnë në vend.......

Parku diellor në Ersekë hyn në prodhim-Rama: Impakt socio-ekonomik për zonën e më gjerë
Parku fotovoltaik "Erseka Solar Park" ka hyrë në prodhim, duke shtuar burimet e energjisë diellore në vend. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi......

Hegseth konfirmohet sekretar i Mbrojtjes në SHBA-Do të menaxhojë gati 2.1 mln ushtarë dhe nje buxhet 850 mld dollarë
Senati amerikan ka konfirmuar Pete Hegsethin në postin e sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, pas një votimi të ngushtë natën e së......

"Status të ngjashëm si Vatikani"/ Rama jep detaje si do të funksionojë Shteti Bektashi: Pa ushtri, pa taksa, por një seli
Në një aktivitet për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama tha se këtij komuniteti duhet i......