“Stablecoins, më të rrezikshme se tarifat” - Ministri italian thekson nevojën për krijimin e euros digjitale
Politika e Shteteve të Bashkuara mbi monedhat e qëndrueshme apo “stablecoins” u ofron qytetarëve evropianë një metodë tërheqëse pagese për transaksionet ndërkufitare, e cila duhet të shkaktojë më shumë shqetësim sesa tarifat tregtare, tha ministri italian i ekonomisë.
Duke iu drejtuar një eventi në Milano mbi menaxhimin e aseteve, Giancarlo Giorgetti tha se autoritetet e Bashkimit Evropian duhet të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të rritur statusin e euros si një monedhë referuese ndërkombëtare dhe kritikoi fragmentimin e industrisë së pagesave të BE-së.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar të rishikojë rregullat mbi kriptovalutat dhe të anulojë një goditje ndaj sektorit që u zhvillua nën udhëheqjen e paraardhësit të tij Joe Biden.
Monedhat e qëndrueshme të lidhura me dollarin, të cilat janë një lloj kriptovalutash që ruajnë një vlerë konstante, janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Ato tani veprojnë si një ingranazh kyç në industrinë e tregtimit të kriptovalutave, duke ndihmuar në lëvizjen e fondeve midis kriptovalutave të ndryshme ose në para “cash”.
"Fokusi i përgjithshëm këto ditë është në ndikimin e tarifave tregtare. Megjithatë, edhe më e rrezikshme është politika e re e SHBA-së mbi kriptovalutat dhe në veçanti mbi stablecoins të denominuara në dollarë", tha Giorgetti.
Ministri argumentoi se monedhat e qëndrueshme do t'u jepnin kursimtarëve mundësinë për të investuar në asete pa rrezik dhe një mjet pagese të pranuar gjerësisht për transaksione ndërkufitare, pa pasur nevojë për një llogari në bankat amerikane.
"Prandaj është e lehtë të parashikohet atraktiviteti i tyre për qytetarët e ekonomive me monedha të paqëndrueshme, por atraktiviteti i tyre për njerëzit e zonës së euros nuk duhet nënvlerësuar", tha Giorgetti.
Për të promovuar sovranitetin evropian në pagesa, Banka Qendrore Evropiane (BQE) po punon për krijimin e euros digjitale.
Projekti parashikon që banorët e BE-së të kenë llogari digjitale në euro me BQE-në, të cilat mund t'i përdorin për pagesa online ose në dyqan, ose për të shkëmbyer para me miqtë falë partneritetit të BQE-së me ofruesit e shërbimeve të pagesave me bazë në BE.
"Euro digjitale do të jetë thelbësore për të minimizuar nevojën e qytetarëve evropianë për t'iu drejtuar zgjidhjeve të huaja për një shërbim kaq bazik si pagesa", tha Giorgetti.
Bankat evropiane kanë shprehur shqetësime se një euro digjitale do të zbrazë arkat e tyre, ndërsa klientët transferojnë një pjesë të parave të tyre në sigurinë e një portofoli të garantuar nga Banka Qendrore.
Sondazh

Deklarimi i pasurisë, mbi 2200 gjoba për zyrtarë të lartë - Në 10 vjet, 594 subjekte deklaruese përfundojnë në Prokurori
Funksionarët e lartë publikë vijojnë të kenë problematika dhe pasaktësi në deklarimin e pasurive të tyre. Në përmbushje të objektivave të veprimtarisë së......

Shtrenjtohet energjia në Kosovë - Zyra e Rregullatorit miraton rritjen mesatare prej 16.1%
Zyra e Rregullatorit për Energjinë në Kosovë ka miratuar tarifat e reja të ndryshueshme, që janë mesatarisht 16.1 për qind më të larta se ato aktuale. Me 5......

Lehtësohen hyrje-daljet në pikat kufitare - Ndryshon Kodi Doganor, procedura më të thjeshta për bizneset
Qeveria ka iniciuar ndryshime ligjore në Kodin Doganor shqiptar, të cilat synojnë qartësimin, plotësimin, saktësimin dhe harmonizimin e disa dispozitave, me......

“Të përjashtohen vendet e varfra nga tarifat reciproke” - OKB: Masat do të shkaktonin demë të mëdha në ekonomitë e tyre
Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit e OKB-së i ka kërkuar SHBA-së të përjashtojë vendet më të varfra dhe më të vogla të botës nga tarifat reciproke. Agjencia......

Kursi i këmbimit/ Rënie e ndjeshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit të djeshëm duke u blerë me 87 lekë dhe duke u shitur me 88.5 lekë sipas kursit të......

Vota e emigrantëve/ KQZ: Mbi 87 mijë zarfe të dërguara në gjashtë shtete deri më tani!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë......

Përfundon aksi Shëngjin-Velipojë/ Rama: Vlerë e shtuar për turizmin në veri të vendit!
Kryeministri Edi Rama përcolli këtë mëngjes një video me pamje nga aksi i ri rrugor, tashmë i përfunduar, Shëngjin-Velipojë, duke e cilësuar atë si një vlerë......

Berisha: Vlora do të jetë një zonë e lirë industriale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me elektoratin në qytetin e Vlorës. në fjalën e tij, kryedemokrati tha se Vlora do të......