Bota Postuar më 25 Dhjetor 2024, 16:15

“Sovraniteti i Kanalit të Panamasë, i panegociueshëm” - Presidenti panamez hedh poshtë pretendimet e Trump

Nga Kristi Ceta

“Sovraniteti i Kanalit të Panamasë, i panegociueshëm”

Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, ripohoi sovranitetin e vendit mbi Kanalin e Panamasë në një deklaratë të nënshkruar së bashku me tre ish-presidentë të vendit, si përgjigje të kërcënimeve të fundit nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump.

Duke e quajtur Kanalin e Panamasë "një pasuri kombëtare jetike për Shtetet e Bashkuara", Trump kritikoi ato që ai i quajti “tarifa të padrejta” për anijet amerikane që kalojnë përmes Kanalit dhe kërcënoi se do të kërkonte që kontrolli i rrugës ujore t'i "rikthehej" Uashingtonit.

Deklarata e Trump është pritur me kundërshtim të ashpër nga pala e Panamasë. Komunikata e fundit nga presidentët përsëriti se sovraniteti dhe pavarësia e Panamasë nuk janë të negociueshme.

"Si ish-presidentë, ne mbështesim deklaratat e Presidentit Jose Raul Mulino dhe ne bashkohemi nën pohimin se sovraniteti i vendit tonë dhe kanali ynë nuk janë të negociueshëm," thanë ish-presidentët.

Në deklaratë theksohej se kanali ka për mision t'i shërbejë njerëzimit dhe tregtisë, e cila është një nga vlerat e mëdha që panamezët i ofrojnë botës, duke i dhënë komunitetit ndërkombëtar një garanci për të mos marrë pjesë në asnjë konflikt.

Kanali i Panamasë është një territor i rëndësishëm tregtar i mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare, Traktati Torrijos-Carter dhe Traktati në lidhje me Neutralitetin dhe Funksionimin e Përhershëm të Kanalit, i cili, si ligj i paluajtshëm, përcakton se rruga ujore është pjesë e patjetërsueshme e Panamasë.

Rruga ujore artificiale që lidh Atlantikun me Paqësorin, u përfundua nga Shtetet e Bashkuara në 1914 dhe u kthye në pronësi të Panamasë në 1999 sipas një traktati të nënshkruar nga presidenti i atëhershëm i SHBA Jimmy Carter dhe lideri panamez Omar Torrijos. Sipas marrëveshjes, qeveria amerikane do të hiqte dorë nga kontrolli mbi kanalin deri në vitin 2000, duke garantuar neutralitetin e tij.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......