Sot, takimi inaugurues i Bordit të Paqes - Kryeministri Rama, në SHBA për të firmosur marrëveshjen e anëtarësimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të kryesojë sot takimin e parë të themelimit të Bordit të Paqes. Delegacione nga 47 vende plus Bashkimi Evropian pritet të marrin pjesë në këtë aktivitet, thanë zyrtarët amerikanë. Lista përfshin Izraelin dhe disa shtete, ndër të cilat Shqipëria dhe Kosova. Megjithatë, nuk marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si Franca, Britania, Rusia dhe Kina.
Në këtë event do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të firmosë marrëveshjen e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë institucion, si një nga shtetet themeluese. Pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, Kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para’ për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes.”
Çarmatimi i militantëve të Hamasit, madhësia e fondit të rindërtimit dhe rrjedha e ndihmës humanitare për popullsinë e Gazës së shkatërruar nga lufta janë ndër pyetjet kryesore që mund të vënë në provë efektivitetin e bordit në javët dhe muajt në vijim.
Trump do t’i drejtohet përfaqësuesve të vendeve themeluese në “Institutin Amerikan të Paqes Donald J. Trump”, ku presidenti amerikan do të njoftojë se vendet pjesëmarrëse kanë mbledhur 5 miliardë dollarë për fondin e rindërtimit.
Bordi i Paqes i Trump ka qenë i diskutueshëm. Ai përfshin përfaqësues të Izraelit, por jo palestinezë dhe sugjerimi i Trump se Bordi mund të adresojë përfundimisht sfidat përtej Gazës ka ngjallur ankth se mund të minojë rolin e OKB-së si platforma kryesore për diplomacinë globale dhe zgjidhjen e konflikteve.
Zyrtarë të lartë amerikanë thanë se Trump do të njoftojë gjithashtu se disa vende po planifikojnë të dërgojnë mijëra trupa për të marrë pjesë në një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi që do të ndihmojë në ruajtjen e paqes në Gaza.
Depozitat e energjisë, KESH bashkëpunim me francezët - Në fokus, zhvillimi i kapaciteteve të ruajtjes. Integrim në infrastrukturën ekzistuese
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Électricité de France dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim për......
Sa kushton shërbimi postar? Shqipëria mes vendeve me tarifa të përballueshme në Europë
Kostot postare ndryshojnë nga një vend në tjetrin, në varësi të peshës, distancës apo llojit të dërgesës. Megjithatë, nëse merret në konsideratë një objekt......
Bllokohen 103 mijë palë veshje të dyshuara si mallra të falsifikuara në Doganën e Durrësit
Drejtoria e Antikontrabandës, njofton se në bashkëpunim me Degën Doganore Durrës, ditën e sotme, ka bllokuar një sasi prej 103,000 palë veshjesh të......
Francë-Shqipëri/ Ministri Malaj fton investitorët francezë të investojnë në sektorë prioritarë të ekonomisë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim zyrtar me Ministrin e Deleguar për Tregtinë e Jashtme dhe Atraktivitetin Ekonomik të qeverisë së......
Si do të blihen kompanitë e mëdha në Shqipëri? - Mbrojtje e shtuar për aksionarët e vegjël. Rregullat e reja garantojnë barazi në çmim
Rregullat për mënyrën se si blihen kompanitë e listuara në bursë, pra ato kompani që kanë aksione të hapura për publikun, do të ndryshojnë. Qeveria ka......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të enjte duke u blerë sot në raport me një ditë më parë me 81.2 lekë dhe duke u shitur me 82.2 lekë sipas kursit......
Fermerët mund të “blejnë” vitet e punës pa gjoba - Nga 294-384 euro në vit. Falen të gjitha kamatvonesat në sistem
Nga ligji i faljes së detyrimeve të prapambetura, apo gjobave dhe kamatëvonesave do të përfitojnë edhe fermerët e regjistruar në sistemin tatimor, pra që......
50% e evropianëve nuk mund të blejnë një shtëpi - Raporti, ndryshime të thella nga një vend në tjetrin
Shumë evropianë nuk janë optimistë për blerjen e një shtëpie. Në 23 vende, pothuajse gjysma thonë se nuk do të jenë kurrë në gjendje të blejnë një shtëpi,......


