Skype “del në pension” pas dy dekadash - Platforma do të zëvendësohet me shërbimin Microsoft Teams
Skype do të funksionojë për herë të fundit më 5 maj, ndërsa pronari Microsoft po e tërheq shërbimin e thirrjeve online, që ripërcaktoi mënyrën se si njerëzit lidhen përtej kufijve.
Mbyllja e Skype do ta ndihmojë Microsoft të përqendrohet në shërbimin Teams, duke thjeshtuar ofertat e tij të komunikimit, tha gjiganti i softuerëve.
Themeluar në vitin 2003, thirrjet audio dhe video të Skype e trazuan shpejt industrinë e telefonisë fikse në fillim të viteve 2000 dhe e bënë kompaninë një emër të njohur që krenohej me qindra miliona përdorues në kulmin e saj. Por platforma ka pasur vështirësi të përballojë rivalët më të lehtë për t’u përdorur dhe më të besueshëm, siç janë Zoom dhe Slack i Salesforce.
Rënia ndodhi pjesërisht sepse teknologjia themelore e Skype nuk ishte e përshtatshme për epokën e telefonave inteligjentë.
Kur pandemia dhe puna nga shtëpia nxitën nevojën për thirrje biznesi online, Microsoft luftoi për Teams duke e integruar atë me aplikacione të tjera të Office, për të tërhequr përdoruesit e korporatave, dikur një bazë e madhe për Skype.
Për të lehtësuar kalimin nga platforma, përdoruesit e saj do të jenë në gjendje të hyjnë në Teams falas në çdo pajisje, duke përdorur kredencialet e tyre ekzistuese, me bisedat dhe kontaktet që do të transferohen automatikisht.
Me këtë, Skype do të bëhet basti i fundit i keqmenaxhuar, pas shfletuesit të internetit Internet Explorer dhe Windows Phone.
Firma të tjera të mëdha teknologjike kanë pasur gjithashtu vështirësi me mjetet e komunikimit online, me Google që ka bërë disa përpjekje përmes aplikacioneve, duke përfshirë Hangouts dhe Duo.
Microsoft nuk pranoi të ndante shifrat e fundit të përdoruesve për Skype dhe tha se nuk do të kishte shkurtime vendesh pune për shkak të kësaj zhvendosjeje. Ai shtoi se Teams ka rreth 320 milionë përdorues mujorë aktivë.
Kur Microsoft bleu Skype në 2011 për 8.5 miliardë dollarë, marrëveshja më e madhe në atë kohë, shërbimi kishte rreth 150 milionë përdorues mujorë. Deri në vitin 2020, ky numër kishte rënë në afërsisht 23 milionë, pavarësisht një rilindjeje të shkurtër gjatë pandemisë.
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe këtë fillim jave vijon të humbasë pikë pasi është blerë sot me 86.3 lekë dhe është shitur me 87.3 lekë në raport me javën që lamë pas......

Gazi amerikan “zgjidh” konfliktin tregtar me SHBA - BE shqyrton blerjen e më shumë mallrave amerikane për të hequr tarifat
Bashkimi Evropian po shqyrton propozimin e një rritjeje prej 50 miliardë dollarësh në blerjet evropiane të produkteve amerikane me qëllim zgjidhjen e......

FSHZH, investime madhore në qarkun e Fierit - Balluku: Potencial të madh ka vija bregdetare rreth 21 km e gjatë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka inspektuar përfundimin e punimeve në rrugën hyrëse të......

Berisha prezanton programin në Peqin - “5-fishojmë subvencionet në bujqësi. Do jemi vendi me taksat më të ulëta në Europë”
Peqini ka qenë ndalesa e radhës së koalicionit PD-ASHM, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin qeverisës. Sipas tij, pas 11......

Sa llogari bankare u sekuestruan nga shteti në 2024? - 385 shuma monetare i kaluan nën administrim AAPSK. Paratë u investuan në depozita
Gjatë vitit 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka marrë nën administrim 277 llogari bankare, apo shuma......

“Turizmi në jug do të vijojë të rritet” - Rama: Brenda vitit 2030 do të ketë fluturime nga aeroporti Gjirokastrës
Turi elektoral për kryesocialistin Edi Rama, vijon në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se zhvillimi i turizmit në këtë qytet por edhe në të......

Robotët, në shërbim të policisë kineze- Policë humanoidë dhe qen robotikë patrullojnë rrugët e qytetit
Departamenti i policisë në qytetin Mianyang të Kinës jugperëndimore ka vendosur robotë për të ndihmuar oficerët njerëzorë me patrullime, menaxhimin e......

TikTok gjobitet me 530 milionë euro - Irlanda ndëshkon platformën për transferim të të dhënave në Kinë
Platforma TikTok është gjobitur me 530 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave, për dështimin në mbrojtjen e të dhënave personale të......