Bota Postuar më 7 Maj 2025, 13:23

Skechers shitet për 9,4 miliardë USD - Vendimi i kompanisë vjen për shkak të tarifave të larta të SHBA-së

Nga Kristi Ceta

Skechers shitet për 9,4 miliardë USD - Vendimi i kompanisë vjen

Kompania Skechers ka rënë dakord të shitet te 3G Capital për 9.42 miliardë dollarë në blerjen më të madhe të industrisë së atleteve deri më sot, duke dalë nga tregjet publike pas 26 vitesh. Ky transaksion kryhet ndërsa marka e njohur përballet me ndikimin e tarifave të larta të SHBA-së. Kina përbën një pjesë të madhe të importeve për biznesin e markës në SHBA.

Analisti i Needham, Tom Nikic, tha se bisedimet për marrëveshjen mund të jenë përshpejtuar nga mjedisi makro i paqëndrueshëm, i nxitur nga tarifat, dobësimi i ndjenjës së konsumatorëve dhe marrëdhëniet e trazuara Kinë-SHBA. Ndaj, kompania mund të ketë dëshiruar të përballojë këto sfida pa qenë nën shqyrtimin e Wall Street.

Skechers, Nike dhe Adidas America janë ndër kompanitë që i kanë kërkuar Trump të përjashtojë atletet nga tarifat reciproke, pasi bizneset amerikane përballen me kosto më të larta dhe blerësit shtrëngojnë shpenzimet ndwrsa pwrgatiten për një rritje të mundshme të çmimeve.

E themeluar në vitin 1992, Skechers me seli në Kaliforni është bërë e njohur për atletet e saj që vendosin në plan të parë rehatinë. Kompania është përballur me konkurrencën e fortë nga markat si Nike dhe hyrësit më të rinj si Hoka, falë zgjerimit të saj agresiv global dhe fokusit në vlerë. Atletet e saj kanë çmime diku midis 75 dhe 150 dollarëve në faqen e internetit, dhe kompania ka afërsisht 5,000 dyqane me pakicë në mbi 120 vende.

Analisti Nikic i Needham tha se marrëveshja ishte "shumë e habitshme" pasi Skechers është parë gjithmonë si një "biznes familjar", me familjen themeluese Greenberg shumë të përfshirë në operacione.

Firma e blerjes 3G Capital, e kontrolluar nga financuesi miliarder brazilian Jorge Paulo Lemann, është më e njohur për investimet e saj në sektorin e ushqimit dhe pijeve përmes kompanive të tilla si Kraft Heinz. Marrëveshja me Skechers pritet të mbyllet në tremujorin e tretë të vitit 2025 dhe do të financohet përmes një kombinimi të parave “cash” të ofruara nga 3G Capital, si dhe financimit të borxhit nga JPMorgan Chase Bank.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat