Si të mbroheni nga anulimet e Airbnb? - Qeveritë evropiane po marrin masa të ashpra ndaj qirave afatshkurtra
Qeveritë evropiane po kufizojnë ndjeshëm qiratë afatshkurtra si Airbnb, duke rritur rrezikun për udhëtarët gjatë sezonit turistik. Ekspertët rekomandojnë një sërë masash për të siguruar mbrojtjen e klientëve ndaj anulimeve të papritura.
Qeveritë në të gjithë Evropën po marrin masa të ashpra ndaj qirave afatshkurtra. Muajin e kaluar, Spanja urdhëroi Airbnb të hiqte nga lista 65,000 prona. Destinacione të tjera të njohura, si Italia dhe Greqia, kanë zbatuar masa të ngjashme.
Këto ligje dhe rregullore të reja vijnë në prag të sezonit të ngjeshur të udhëtimeve verore. "Ato mund t'u kushtojnë para udhëtarëve dhe t’i vendosin në vështirësi, veçanërisht nëse akomodimet anulohen papritmas ose bëhen të padisponueshme", thotë ofruesi i sigurimeve Squaremouth.
Sigurimi i udhëtimit mund të mbulojë qëndrimet në Airbnb dhe qiratë e tjera të pushimeve për sa kohë që përfshin mbulimin e anulimit të udhëtimit ose ndërprerjes së udhëtimit, sqaron Squaremouth. Megjithatë, këto përfitime ju rimbursojnë vetëm nëse anuloni për një arsye që mbulon kompania, si një sëmundje apo moti i keq që ju pengon të udhëtoni. Shumica e tyre nuk mbulojnë kufizimet qeveritare.
Megjithatë, Airbnb dhe kompanitë e tjera kanë politika për të mbrojtur udhëtarin. “Nëse pritësi anulon ose rezervimi është dukshëm i ndryshëm nga ai i reklamuar, Airbnb do t'ju ndihmojë të gjeni një zëvendësim të krahasueshëm ose do t'ju ofrojë një rimbursim”, shpjegojnë ekspertët e sektorit. Por ky rimbursim nuk do të mbulojë kostot shtesë që mund të lidhen me biletat e udhëtimit, makinat me qira etj.
Për të mbrojtur plotësisht veten nga anulimi i një rezervimi Airbnb, ekspertët thonë se mund të merrni në konsideratë rezervimin e një pakete udhëtimi. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht me një operator turistik.
“Rezervimi i udhëtimit dhe akomodimit përmes një agjenti udhëtimi siguron që ju të mbroheni sipas rregulloreve të paketave të udhëtimit, duke ofruar mbrojtje financiare nëse ofruesit e udhëtimit ose akomodimit ndryshojnë paketën tuaj ose nuk mund të japin shërbimin”, shpjegojnë ata.
Gjithashtu, rezervimi i fluturimeve fleksibël ndonjëherë mund të kushtojë më shumë, por ju lejon të ndryshoni planet në minutën e fundit. Nëse preferoni të rezervoni udhëtimin dhe akomodimin veçmas, mund të mos mbuloheni nga një politikë standarde nëse një komponent anulohet.
Squaremouth rekomandon zgjedhjen e një politike sigurimi që ofron opsionin 'anulo për çfarëdo arsye' (CFAR). Ky opsion mundëson rimbursim të pjesshëm për prenotimet e parapaguara dhe të parimbursueshme. Nëse duhet të anuloni udhëtimin tuaj për një motiv që nuk mbulohet nga politika standarde, si psh masat qeveritare ndaj Airbnb-ve, atëherë kjo është zgjidhja e duhur.

Prodhimi industrial gjerman tejkalon pritshmëritë - Rritja u nxit nga automobilat, energjia dhe sektori farmaceutik
Prodhimi industrial në Gjermani shënoi një rritje në muajin maj, duke tejkaluar pritshmëritë e ekonomistëve. Zgjerimi u nxit nga automobilat, energjia dhe......

Lirimi i hapësirave publike, Rama rikthehet në Vlorë - Kryeministri ‘inspekton’ porositë e lëna pak ditë më parë
Kryeministri Edi Rama, në mëngjesin ë kësaj të henë ka mbërritur në qytetin e Vlorës, ka ka mbajtur një takim në bashki. Kreu i qeverisë është pritur nga......

Bulqizë, komunizmi kthehet si atraksion turistik - FSHZH financon 271 milionë lekë për Parkun Tematik Retro
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e infrastrukturës së modeleve të integruara, Parku Tematik Retro në Bulqizë. Fondi......

OPEC+ nxit rënien e çmimeve të naftës - Organizata shton prodhimin për muajin gusht, kërkesa e zbehtë
OPEC+ vendosi të rrisë mbi pritshmëritë prodhimin e naftës për muajin gusht, duke shkaktuar rënien e çmimeve në treg. Ndërkohë, pasiguritë tregtare rreth......

‘National Geographic’: Riviera shqiptare perfekte për një udhëtim. Rrugëtimi nga Vlora në Ksamil ndryshe në “Maldivet e Europës”!
Prestigjiozja National Geographic i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke e përshkruar si një destinacion ideal për udhëtime me makinë. “Pse Riviera......

Pas Samitit të Brazilit, Trump tarifa 10% për vendet e BRICS - Aleanca e vendeve në zhvillim kritikoi tarifat tregtare të Trump
Presidenti Donald Trump paralajmëroi një tarifë shtesë prej 10% për çdo vend që përputhet me politikat “antiamerikane” të grupit BRICS. Aleanca e vendeve në......

Nike, tarifat e Trump kushtojnë 1 miliard USD - Kompania do të zvogëlojë prodhimin në Kinë për të reduktuar humbjet
Nike pret që tarifat e vendosura nga administrata Trump të rrisin kostot me rreth 1 miliard dollarë. Kompania planifikon të reduktojë prodhimin në Kinë dhe......

Hapen regjistrimet për klasat e para e të dhjeta në e-albania - Procedura kryhet online, afati i regjistrimit do të zgjasë deri më 31 gusht
Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta janë hapur sot në e- Albania për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2025-2026 Sipas njoftimit të......