Bota Postuar më 20 Shkurt 2026, 09:50

Si përfiton Kina nga tarifat e Trump? - “Shfrytëzimi i tensioneve gjeopolitike sjell benefite për strategjinë”

Nga Dorian Koça

Si përfiton Kina nga tarifat e Trump? - “Shfrytëzimi i

Kina është shprehur se tarifat e presidentit Donald Trump mund të kthehen në avantazh duke riformësuar tregtinë globale në mënyra që do ta izolonin ekonominë e saj prej 19 trilionë dollarësh nga presioni i SHBA në të ardhmen e largët.

Pekini po shfrytëzon pasigurinë e krijuar nga Trump për të provuar të bashkojë bazën e gjerë prodhuese të Kinës me blloqet më të mëdha ekonomike në botë, duke përfshirë Bashkimin Europian, Shtetet e Gjirit dhe një pakt tregtar trans-Paqësor. Shtytja përfshin përshpejtimin e përpjekjeve për të arritur rreth 20 marrëveshje tregtare në total, të cilat kanë zgjatur shumë vite, pavarësisht shqetësimeve dhe spekulimeve në lidhje me mbiprodhimin e Kinës, aksesin e pabarabartë në treg dhe kërkesën e dobët të brendshme .

Shumë ekspert kinez të tregtisë kanë zbuluar se ekziston një shtytje sistematike nga vendi për të ndryshuar politikën tregtare të SHBA. Kina tani po e vë në zbatim këtë plan. Marrëveshja e arritur me Kanadanë në janar ishte e para nga shumë të tjera që synojnë kundërshtimin e ndikimit të SHBA.

"Mos e ndërprisni kundërshtarin tuaj kur ai është duke bërë një gabim", shprehu një zyrtar kinez duke iu referuar axhendës tregtare nga shtëpia e bardhë. “Nëse nisma rezulton e suksesshme, Pekini mund të përmbysë më shumë se një dekadë të politikës tregtare Amerikane, thanë disa diplomatë.

Por suficiti i madh tregtar i Kinës e ndërlikon çështjen. Shumë shtete shprehin se prodhuesit mund të përdorin aksesin e përmirësuar në treg për të dërguar mallra stok me kosto të ulët jashtë vendit, ndërsa kërkesa e brendshme në Kinë është e ulët.

Sakaq, ndërsa Kina përgatitet të mirëpresë Trumpin në prill njëkohësisht po hedh hapa në përfshirjen e thellë tregtare, duke diktuar kështu mosshkëputjen e partnerëve nën presionin e SHBA.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat