Bota Postuar më 12 Shkurt 2026, 12:17

Si e konkurroi tregun global DeepSeek? - Kompanitë rivale ndjekin trendin, me në fokus konsumatorin

Nga Dorian Koça

Si e konkurroi tregun global DeepSeek? - Kompanitë rivale ndjekin trendin,

Rivalët e inteligjencës artificiale kineze po konkurojnë haptazi novacionin  DeepSeek i cili një vit më parë tronditi industrinë globale të IA me lançimin e një modeli me kosto të ulët. Kompani të tjera vendase tashmë janë gati për të krijuar modele të reja, disa të projektuara me më shumë tërheqje konsumatore.

Rritja galopante e firmës DeepSeek ishte iniciuesja e një ekosistemi të përqëndruar në modele me kosto të ulët, duke motivuar kështu edhe firmat e tjera në zhvillimin e zinxhirit.

Kompania rivale ByteDance prezantoi zyrtarisht modelin e saj Seedance 2.0, i cili sipas tyre gëzon aftësinë e prodhoimit të filmave kinematografikë brenda sekondave, sipas gazetës kineze Global Times.

Gjithashtu, DeepSeek po përgatit modelin e saj futuristik V4, teksa rivali Alibaba pritet të zbulojë serinë Qëen 3.5, e cila paraqet kapacitet të lartë matematikorë dhe programues, sipas ekspertëve të teknologjisë.

Në SHBA, investitorët e panë DeepSeek si një model të krahasueshëm me më të mirin e OpenAI- Chat Gpt, por me një kosto shumë më të ulët. Një raport nga grupi kërkimor RAND mbi konkurrencën e inteligjencës artificiale SHBA-Kinë, zbuloi se modelet kineze funksionojnë me afërsisht një të gjashtën deri në një të katërtën e kostos së sistemeve amerikane.

Sidoqoftë, firma mbetet ende e përqendruar në përmirësimin e performancës së modelit bazë, teksa rivalët po e zhvendosin theksin drejt integrimit të inteligjencës artificiale në shërbimet për konsumatorët.

Sakaq, ky veprim shtyn gjithashtu edhe drejtuesit e DeepSeek të përparojnë në tregun e gjerë komercial nëpër botë duke u fokusuar tek kërkesat e audiencës.

 

Live TV

Të fundit
Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......