Bota Postuar më 5 Nëntor 2024, 10:07

Si do të ndikonte fitorja e Trump në PBB-në zvicerane? - Rritja e tarifave do të reduktonte prodhimin ekonomik të Zvicrës deri në 1%

Nga Kristi Ceta

Si do të ndikonte fitorja e Trump në PBB-në zvicerane? - Rritja e

Prodhimi ekonomik zviceran mund të reduktohet deri në 1% nëse presidenca e ardhshme e Donald Trump-it do të nxiste një luftë tregtare duke vendosur tarifa më të larta, kanë paralajmëruar një grup ekonomistësh.

Ekonomistët nga Instituti KOF i Zyrihut vlerësojnë në studimin e tyre se nëse Donald Trump rrit tarifat, siç ka kërcënuar gjatë fushatës, Produkti i Brendshëm Bruto zviceran do të reduktohej me rreth 0.2%.

Goditja ekonomike mund të rritet në 1% nëse "efektet e forta përforcuese" si një luftë tregtare globale ose kompanitë që zhvendosen si rezultat i tarifave, tha një nga autorët. Studimi nuk vlerësoi ndikimin e një fitoreje nga kundërshtarja e Trump, Kamala Harris për shkak të paqartësisë së politikave të saj, shtoi ai.

Ish-presidenti republikan Trump ka paraqitur plane për tarifa prej 10-20% për pothuajse të gjitha importet në Shtetet e Bashkuara. Nëse ai e bën këtë dhe Bashkimi Evropian hakmerret, mund të ketë një rënie prej 1.3% të PBB-së së eurozonës në 2027 dhe 2028.

Zëvendëspresidentja Harris ka thënë pak për politikën tregtare, por favorizon tarifat strategjike për të ndihmuar punëtorët ose për të ndëshkuar kundërshtarët tregtarë.

Industria farmaceutike zvicerane, prodhuesit e makinerive, pajisjeve, orëve dhe produkteve ushqimore, për shembull, do të vuanin ndjeshëm nga tarifat më të larta, shprehen studiuesit.

Shtetet e Bashkuara janë tregu më i madh për ekonominë e orientuar drejt eksportit që ka Zvicra, duke përbërë 19.4% të të gjitha eksporteve të mallrave në nëntë muajt e parë të 2024, më shumë se tregjet e tjera të mëdha si Gjermania, Kina dhe Franca.

Një studim i veçantë i bizneseve zvicerane nga Deloitte tregoi se vetëm 32% e 112 shefave të financave presin që politika tregtare dhe ekonomike të jetë më e mirë për Zvicrën nën drejtimin e Harris, një shifër që ra në 12% për administratën Trump.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat