“Shumë anëtarë të NATO-s mbështesin kërkesën e Trump” - Rutte nxit aleatët të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen
Shumica e aleatëve të SHBA-së në NATO kanë mbështetur kërkesën e Presidentit të amerikan Donald Trump që ata të investojnë 5% të PBB-së në sektorin e mbrojtjes, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Mark Rutte.
Aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë investuar shumë në forcat e tyre të armatosura, në armë dhe municione, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
Në të njëjtën kohë, disa shtete kanë kundërshtuar kërkesat e SHBA-së për të investuar 5% të PBB-së në mbrojtje; 3.5% në shpenzimet kryesore ushtarake dhe 1.5% në rrugë, ura, aeroporte dhe porte, të nevojshme për të përshpejtuar zhvendosjen e ushtrive.
Në vitin 2023, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë hyri në vitin e saj të dytë, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të shpenzojnë të paktën 2% të PBB-së në buxhetet kombëtare të mbrojtjes.
Deri më tani, 22 nga 32 vendet anëtare e kanë realizuar këtë, ndërsa të tjerët ende po përpiqen të përmbushin objektivin. Trump dhe homologët e tij të NATO-s me priten ta mbështesin qëllimin e ri në një samit në Hagë më 24-25 qershor.
Lideri amerikan këmbëngul që aleatët e SHBA-së të shpenzojnë të paktën 5% në mënyrë që Amerika të mund të përqendrohet në prioritetet e sigurisë diku tjetër, kryesisht në rajonin Indo-Paqësor dhe në kufijtë e vet.
Qëllimi i ri do të përfshinte një rritje prej 1.5% mbi qëllimin aktual prej 2% për buxhetet e mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara shpenzojnë shumë më tepër se çdo aleat tjetër në terma parash. Por sipas shifrave më të fundit të NATO-s, u vlerësua se superfuqia kishte shpenzuar 3.19% të PBB-së në vitin 2024, nga 3.68% një dekadë më parë. Është i vetmi aleat, shpenzimet e të cilit kanë rënë që nga viti 2014.
Ndërsa dy shifrat e reja arrijnë në 5%, përfshirja e investimeve në infrastrukturën civile për të lehtësuar lëvizjen e ushtrive ndryshon mënyrën tradicionale se si NATO llogarit kostot për mbrojtjen.
Afati kohor shtatëvjeçar është gjithashtu i shkurtër, sipas standardeve të zakonshme të aleancës. Objektivi shumë më modest prej 2%, i vendosur pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, ishte menduar të arrihej gjatë një dekade.

Bie prodhimi i energjisë në vend - Bilanci për 4-mujorin. Ulen humbjen në rrjet, arkëtimet në masën 96%
Rreth 2.9 mln mWh energji u prodhuan gjatë 4 - mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rënie në raport me......

710 milionë euro nga kontributet e punonjësve - 5-mujori, rriten ndjeshëm të ardhurat edhe nga TAP
Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm në 5-mujor të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit, kryesisht sa i takon kontributeve të sigurimeve shoqërore......

Gjermania premton të rrisë bashkëpunimin me SHBA - Kancelari Merz thekson ndikimin e tarifave në prodhuesit gjermanë
Kancelari Friedrich Merz tha se Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, është e gatshme të marrë përsipër një rol më të madh udhëheqës në marrëveshjet e......

Mbështetje për sipërmarrjet shqiptare - Qendër e re transformimi digjital për biznese të vogla dhe startup
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me mbështetjen e Komisionit Evropian, po zbaton Projektin “Digital Innovation Unit” (DIU), që synon të......

Pensionet, 30 mijë të moshuar stimuj për të punuar - Dokumenti/ Ulet tatimi mbi të ardhurat, bonuse performance
Paralelisht më ndërhyrjen në rritjen e pensionit mesatar dhe dhënien e pensionit të 13-të, qeveria do të rishikojë kornizën ligjore në drejtim të uljes së......

Investimet e huaja në sektorë kritikë - Propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror
Deputeti Eduard Shalsi ka propozuar ndryshime në ligjin “Për investimet e huaja”, duke synuar shtimin e një mekanizmi kontrolli për investimet që lidhen me......

“Abito Mari”, ekspozita më e re në "GOCAT” - Galeria, dhuratë e Fondacionit Mane për komunitetin artistik
Galeria e Artit Bashkëkohor në Tiranë (“GOCAT”) hap dyert e ekspozitës më të re, “Abito Mari”, nga artisti i njohur italian Fabrizio Bellomo. Nën kujdesin e......

Ratifikohet në Kuvend marrëveshja për sigurinë me Ukrainën - Hasani: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare
U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar 2025,......