Bota Postuar më 3 Janar 2026, 10:16

Shpërthime të forta, Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Qeveria Maduro: Donald Trump urdhëroi sulmin

Nga Alida Lula

Shpërthime të forta, Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme/

Të paktën shtatë shpërthime u dëgjuan rreth orës 02:00, sipas orës lokale, në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas si dhe avionë që fluturonin ulët. Sipas raportimeve, një nga objektet e goditura ishte Fort Tiuna, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen ndër të tjera Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake. Shpërthimet vijnë ndërsa ushtria amerikane ka synuar, në ditët e fundit, anije të dyshuara për kontrabandë droge. Sulme ndodhën gjithashtu në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira, thuhet në një deklaratë qeveritare, duke e shtyrë Presidentin Nicolas Maduro të shpallë emergjencë kombëtare dhe të mobilizojë forcat mbrojtëse. Sipas dëshmitarëve të Reuters dhe imazheve që qarkullojnë në mediat sociale, shpërthime, avionë dhe tym i zi mund të shiheshin në të gjithë kryeqytetin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar vazhdimisht operacione tokësore në Venezuelë. Ai nuk i ka detajuar publikisht qëllimet e tij, por privatisht i ka bërë presion Maduros që të largohet nga vendi, raportoi Reuters. Trump tha të hënën se do të ishte "e zgjuar" që Maduro të largohej nga pushteti. Pentagoni ia drejtoi pyetjet Shtëpisë së Bardhë, e cila refuzoi të komentonte.

Qeveria e Venezuelës në deklaratën e saj tha se qëllimi i sulmit është që Shtetet e Bashkuara të marrin në zotërim naftën dhe mineralet e vendit. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara "nuk do të kenë sukses" në marrjen e burimeve.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat