Shpenzimet për Halloween, në nivele “të frikshme” - Nga kungujt te çokollatat, sa paguajnë amerikanët për festën?

Halloween, i njohur për kostumet, çokollatat dhe argëtimin “e frikshëm”, është shumë më tepër sesa një ditë festash. Ai është një motor i fuqishëm ekonomik që gjeneron miliarda dollarë çdo vit.
Pavarësisht kostove në rritje, pjesa më e madhe e qytetarëve amerikanë nuk do të heqin dorë nga kjo festë. Sipas Federatës Kombëtare të Shitjeve me Pakicë (National Retail Federation), 73% e shtetasve planifikojnë ta festojnë Halloween, një përqindje e ngjashme me atë të vitit të kaluar (72%).
Në vitin 2025, shpenzimet pritet të arrijnë nivelin rekord prej 13.1 miliardë dollarësh, duke tejkaluar kaluar gjithashtu kulmin historik prej 12.2 miliardë dollarësh të vitit 2023.
Aktivitetet më të zakonshme për festën janë: shpërndarja e çokollatave (66%), veshja me kostume (51%) dhe zbukurimi i shtëpive apo oborreve (51%). Gjithashtu, 46% planifikojnë të gdhendin kunguj, 32% të organizojnë ose marrin pjesë në festa, 24% të vizitojnë shtëpi të frikshme, dhe 23% të veshin edhe kafshët e tyre shtëpiake.
Në total, shpenzimet për çokollata pritet të arrijnë 3.9 miliardë dollarë, ndërsa kostumet do të gjenerojnë rreth 4.3 miliardë dollarë. Zbukurimet janë gjithashtu në rritje, me 78% të konsumatorëve që planifikojnë t’i blejnë (krahasuar me 75% një vit më parë), me një total prej rreth 4.2 miliardë dollarësh.
Mesatarisht, çdo person në SHBA pritet të shpenzojë 114.45 dollarë, rreth 11 dollarë më shumë se një vit më parë, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 108.24 dollarësh të vendosur në 2023.
Rriten pensionet në Kosovë nga 1 nëntori - Qeveria në detyrë miraton edhe Projektbuxhetin 2026 prej 4 miliardë euro
Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi Projektbuxhetin për vitin 2026 me vlerë prej 4 miliardë euro, nga të cilat 1 miliard euro janë të dedikuara për investime......
Vetëm 10 nga 53 kandidatë rifitojnë lejen e drejtimit - DPSHTRR: Rrugët kërkojnë drejtues të përgjegjshëm
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar rezultatet e fundit të sesionit të ritestimit, për drejtuesit e automjeteve që......
Microsoft investon 35 miliardë euro për “IA” - Raporton mbi 77 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e fundit
Microsoft tejkaloi parashikimet për shitjet në tremujorin e fundit, duke raportuar 77.7 miliardë dollarë të ardhura dhe 30.8 miliardë dollarë fitime.......
Eurodeputeti Schieder: Shqipëria në nëntor hap grupkapitullin e fundit të negociatave
Eurodeputeti Andres Schieder deklaroi në një konferencë për mediat në Tiranë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ecën mirë dhe......
Çmimet globale të mallrave, drejt rënies - Priten të tkurren në nivelin më të ulët që prej pandemisë
Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore, çmimet globale të produkteve bazë pritet të bien në nivelin më të ulët që nga viti 2020, duke shënuar vitin e......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht pasi ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes duke u blerë këtë të premte me 83 lekë dhe duke u shitur me......
Greqi, turizmi “mbush” arkën e shtetit - Tarifat e reja për vizitorët kanë sjellë mbi 300 milionë euro deri në gusht
Ndërsa të ardhurat nga turizmi po rriten, të ardhurat shtetërore greke po zgjerohen gjithashtu, jo vetëm nga taksat mbi bizneset dhe TVSH-ja, por edhe nga......
OpenAI, bashkëpunim me PayPal - Marrëveshja lejon përdoruesit të blejnë produkte përmes ChatGPT
PayPal po bashkëpunon me OpenAI për t’u mundësuar përdoruesve të blejnë produkte drejtpërdrejt përmes chatbot-it të inteligjencës artificiale,......





