Bota Postuar më 19 Maj 2026, 10:13

SHBA zgjasin heqjen e sanksioneve ndaj naftës ruse - Synohet të ndihmohen vendet e cënueshme të prekura nga lufta në Iran

Nga Dorian Koça

SHBA zgjasin heqjen e sanksioneve ndaj naftës ruse - Synohet të
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi një tjetër zgjatje 30-ditore të përjashtimi nga sanksionet që lejon blerjet e naftës ruse të transportuar nga deti për të ndihmuar vendet "e cenueshme" të goditura nga lufta në Iran. Ky vendim do të lejojë akses të përkohshëm në naftën ruse të bllokuar në cisterna pa shkelur sanksionet e ashpra të SHBA-së mbi kompanitë kryesore ruse.

“Vendimi do të ofrojë fleksibilitet shtesë dhe ne do të punojmë me këto vende për të ofruar licenca specifike sipas nevojës”, tha Bessent. “Kjo licencë e përgjithshme do të ndihmojë në stabilizimin e tregut fizik të naftës bruto dhe do të sigurojë që nafta të arrijë në vendet më të cenueshme nga ana e energjisë.”

Bessent, shtoi se masa do të ndihmonte në ridrejtimin e furnizimit ekzistues drejt vendeve që kanë më shumë nevojë, duke u lejuar atyre të konkurrojnë me Kinën për naftën e sanksionuar më parë.

Analistët thanë se përjashtimet afatshkurtra mund të ndihmojnë disa vende që varen nga furnizimet me naftë të Gjirit, por do të bënin pak për të ulur çmimet në SHBA, një qëllim kyç i administratës Trump.

Sipas tyre, këto përjashtime do të rrisnin të ardhurat e Rusisë nga nafta, të cilat tashmë janë mbështetur nga çmimet më të larta, ndërsa do të kompensonin ndikimin e sulmeve të shtuara të Ukrainës në rafineritë ruse dhe infrastrukturën tjetër.
Bessent, i cili ndodhet në Paris për një takim të liderëve të financave të Grupit të Shtatë , tha se donte që G7 dhe aleatët e tjerë të zbatonin më fort sanksionet ndaj Iranit.

"U bëjmë thirrje të gjithë vendeve të G7-ës, të gjithë aleatëve tanë dhe pjesës tjetër të botës që të ndjekin regjimin e sanksioneve, në mënyrë që të mund të godasim financat e paligjshme që po ushqejnë makinën iraniane të luftës dhe t'ia kthejmë këto para popullit iranian", tha Bessent.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat