SHBA, tarifa 100% për importet e çipeve - Përjashtohen kompanitë që prodhojnë në territorin amerikan
Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 100% për gjysmëpërçuesit e importuar nga vendet që nuk prodhojnë në SHBA ose nuk planifikojnë ta realizojnë diçka të tillë.
Në një deklaratë nga Zyra Ovale, Presidenti Donald Trump tha se shkalla e re e tarifës do të zbatohej për “të gjithë çipet dhe gjysmëpërçuesit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, por jo për kompanitë që janë angazhuar të prodhojnë në SHBA ose janë në proces për ta realizuar këtë.
“Nëse, për ndonjë arsye, thoni se po ndërtoni fabrika dhe nuk i realizoni, atëherë ne do t’ju taksojmë më vonë. Ju duhet të paguani, kjo është e garantuar,” shtoi Trump.
Këto deklarata nuk përbëjnë një shpallje formale tarifash, ndërsa presidenti amerikan nuk dha më shumë detaje. Nuk është ende e qartë se cilat vende do të preken nga masa e re, por një përfaqësues i industrisë në Filipine tha se një tarifë 100% mbi çipet do të ishte “shkatërruese” për vendin.
Qeveria në Taipei bëri të ditur se kompania gjigante tajvaneze TSMC është e përjashtuar nga detyrimi 100% për gjysmëpërçuesit. Vetë firma ka njoftuar se planifikon të investojë qindra miliarda dollarë në prodhimin e çipeve dhe elektronikës në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme.
Ndërkohë, një përfaqësues i lartë tregtar i Koresë së Jugut, deklaroi se Samsung Electronics dhe SK Hynix nuk do të jenë subjekt i tarifës 100%. Ai tha në një intervistë se Koreja e Jugut do të përballet me normat më të favorshme të taksave në SHBA për çipet, sipas marrëveshjes tregtare mes dy vendeve.
Samsung ka investuar në dy fabrika për prodhimin e çipeve në Austin dhe Taylor, Teksas, ndërsa SK Hynix ka shpallur planet për ndërtimin e një fabrike për paketimin e çipeve dhe një qendre kërkimore për produktet me inteligjencë artificiale në Indiana.

Apple, 100 miliardë USD investime në SHBA - Vendimi synon të shmangë tarifat e mundshme ndaj kompanisë
Presidenti Donald Trump njoftoi se Apple do të investojë 100 miliardë dollarë shtesë në Shtetet e Bashkuara. Ky veprim do të zgjerojë angazhimin e kompanisë......

Tarifat japin rezultatet e para - Tkurret me 4.6 miliardë dollarë deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën
Deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën u tkurr ndjeshëm në muajin qershor, ndërsa tarifat e Presidentit Donald Trump hynë në fuqi plotësisht. Të dhënat e fundit......

Vijon aksioni për “çlirimin” e hapësirave publike - Mbi 36 mijë metër katror e liruar në Tiranë. Malaj: Në fokus, sundimi i ligjit
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret vazhdon me intensitet në të gjithë vendin. IKMT vijon aksionin......

Tarifat e Trump hyjnë në fuqi - Mbi 90 shtete përballen me masat e reja mbi eksportet në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur në fuqi tarifat e reja ndaj më shumë se 90 vendeve në mbarë botën. “Miliarda dollarë në forme tarifash po......

Norma bazë e interesit mbetet 2.5% - Sejko: Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm
Norma bazë e interesit do vijojë të jetë 2.5%. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë vendosi ta mbajë të pandryshuar normën......

Hyn një bankë e re në Shqipëri - Turkja “Ziraat” merr miratimin paraprak per licencim nga Banka Qendrore
Në Shqipëri do të hyjë një bankë e re. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë ka vendosur të jape miratimin paraprak per......

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Analiza e Google Trends: Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon
Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga një vend pak i njohur në......

Rrjetat antibreshër/ AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50% të vlerës!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve mbështet me financim fermerët për instalimin e rrjetave antibreshër në......