SHBA planifikon samit për LNG-në e Alaskës - Trump i kërkon Japonisë dhe Koresë së Jugut të mbështesin projektin
Këshilli i sigurisë së energjisë i Presidentit amerikan Donald Trump, planifikon të organizojë një samit në Alaskë në fillim të qershorit. Gjatë kësaj periudhe, administrata Trump shpreson që Japonia dhe Koreja e Jugut të njoftojnë angazhimet e tyre për projektin e gazit të lëngshëm në atë zonë.
Trump wshtw optimist pwr projektin prej 44 miliardë dollarësh në Alaskë, i cili do të transportonte gaz nga fushat e Shpatit Verior të shtetit përmes një tubacioni prej 1,300 km për përdorim të brendshëm dhe për ta dërguar te klientët në Azi si LNG, duke anashkaluar Kanalin e Panamasë.
Ndërsa projekti është folur për vite me radhë, progresi ka qenë i kufizuar nga kostoja dhe volumi i punës.
Trump, i cili i ka shtyrë aleatët të blejnë energji amerikane, ndërsa njëkohësisht kërcënon me tarifa tregtare, i ka kërkuar qeverisë japoneze të mbështesë planin e Alaskës.
Muajin e kaluar, kompania shtetërore e energjisë tajvaneze CPC Corp nënshkroi një marrëveshje jodetyruese me kompaninë shtetërore ‘Alaska Gasline Development Corp’, për të blerë ‘LNG’ dhe për të investuar në projekt.
Samiti që po planifikohet nga Këshilli Kombëtar i Dominimit të Energjisë, që synon të maksimizojë prodhimin e naftës dhe gazit, do të zhvillohet rreth datës 2 Qershor.
Veçmas, zyrtarë nga Tajlanda, që mund të jetë gjithashtu një konsumatore e LNG-së nga Alaska, dhe Koreja e Jugut, pritet të vizitojnë shtetin për të folur rreth projektit në dy javët e ardhshme, tha burimi që foli në kushte anonimiteti.
Ministria e Industrisë në Korenë e Jugut, tha se nuk ishte në dijeni të një plani për të shpallur angazhimin e saj dhe se "ka ende shumë gjëra që duhen bërë" përmes verifikimit të projektit të gazit në Alaskë. Sipas burimeve zyrtare, vendi po dërgon një ekip inspektimi dhe verifikimet e duhura do të tregojnë vazhdimësinë e diskutimeve.
Sondazh

Estonia forcon ushtrinë - Rrit shpenzimet e mbrojtjes në 5.4% të PBB-së
Estonia ka miratuar një projektligj katërvjeçar për financim shtesë të mbrojtjes prej 2.8 miliardë eurosh, në një përpjekje për të përmbushur objektivat e......

Pensionet me Italinë në fazën përfundimtare - Trimçev: Shkëmbimi i notave verbale konfirmon datën zyrtare
Marrëveshja për pensionet midis Italisë dhe Shqipërisë tashmë është në fazën përfundimtare. Me hyrjen në fuqi të saj, duke filluar nga data 1 Qershor 2025,......

Papa “bashkon” politikanët - Udhëheqës nga gjithë bota në ceremoninë e varrimit
Sot i është dhënë lamtumira e fundit Papa Françeskut, ku arkivoli u vendos në Sheshin e Shën Pjetrit të shtunën në fillim të Meshës mortore, ku morën pjesë......

Miratohen rregullat proceduriale të votimit dhe numërimit elektronik - Zgjedhjet e 11 majit me fletë votimi më të mëdha dhe kuti reserve
Komisioni Rregullator ka miratuar rregullat procedurale për procesin e votimit dhe numërimit elektronik me anë të pajisjes elektronike të votimit dhe......

“Sistemi bankar shqiptar, i qëndrueshëm” - Guvernatori Sejko takim me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë BB
Në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori Gent Sejko, zhvilloi një takim me z.......

Shtrenjtohen me 44% apartamentet, 20% është blerë nga të huajt - BSH: Kërkesa për prona në rritje. Normat e interesit mund të rriten
Viti 2024 është mbyllur me shtrenjtim të çmimit të apartamenteve si për blerje ashtu edhe për qira. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, çmimet......

Rritja e sigurisë së 431 digave - BB: 1.6 mln USD për studimin e fizibilitetit, miratimi në fund të majit
Banka Botërore pritet të investojë në sigurinë e digave në Shqipëri, teksa njoftoi se në fund të majit parashikon të miratojë një fond prej 1.6 mln USD, që......

Mbështetje e plotë financiare për formimin profesional - Cilat janë hapat se si të rinjtë të aplikojnë në e-albania?
Në një kohë kur tregu i punës kërkon gjithnjë e më shumë aftësi teknologjike dhe digjitale, qeveria shqiptare ka intensifikuar përpjekjet për të forcuar......