SHBA sulmon ishullin iranian, Kharg - Terminali përbën 90% të eksporteve, me kapacitet 7 mln fuçi naftë në ditë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi në rrjetet sociale se, ka urdhëruar Komandën Qendrore të kryente bombardime ndaj objektivave ushtarakë të Iranit në ishullin strategjik, Kharg. “Sipas udhëzimeve të mia, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ekzekutoi një nga sulmet më të fuqishme bombarduese në Historinë e Lindjes së Mesme dhe shkatërroi plotësisht çdo objektiv ushtarak në perlën e Iranit, Ishullin Kharg”, shkroi presidenti në një postim në Truth Social.
Trump shtoi se nuk është sulmuar infrastruktura e naftës në ishull. “Nëse Irani, ose dikush tjetër, bën diçka për të ndërhyrë në kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, unë do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim”, vijoi Trump. Duke folur të premten vonë, Trump deklaroi përpara gazetarëve në Air Force One se fushata ushtarake do të zgjasë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Analistët shprehen se, perspektiva e një lëvizjeje të SHBA-së për të pushtuar Ishullin Kharg, një qendër strategjikisht e rëndësishme për Iranin, konsiderohet si rrezik jashtëzakonisht i lartë, si nga pikëpamja gjeopolitike ashtu edhe ekonomike. Ishulli koralor rreth 8 kilometra i gjatë, ka qënë i paprekur gjatë dy javëve të sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Administrata Trump e ka diskutuar pushtimin e ishullit, sipas një raporti të Axios më 7 mars, ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë më parë se presin që çmimet e naftës të bien ndjeshëm sapo operacioni të përfundojë.
Ishulli Kharg është vënë në qendër të vëmendjes globale sepse konsiderohet si një nga objektivat më të ndjeshëm ekonomikë të Iranit. Terminali përbën rreth 90% të eksporteve të naftës bruto të vendit dhe ka një kapacitet ngarkimi prej afërsisht 7 milionë fuçi në ditë.
Analistët thonë se çdo përpjekje për ta pushtuar ishullin do të kërkonte një operacion me trupa tokësore, një vendim që Shtetet e Bashkuara ngurrojnë ta ndërmarrin. Nafta Brent e Londrës e mbylli javën pranë 103 dollarëve për fuçi dhe që nga fillimi i konfliktit 2 javë më parë është rritur me rreth 40%.
Ekonomia e Kosovës u rrit me 3.85% në fund të 2025 - Tregtia, transporti dhe akomodimi udhëhoqën zgjerimin
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas......
Në treg karburant nga rezervat strategjike - Disa vende po reagojnë për të ulur çmimet globale
Disa vende kanë njoftuar plane për të hedhur në treg rezervat e naftës me synimin për të ndihmuar në qetësimin e çmimeve në rritje të energjisë mes......
“Tarifat mund t'u kushtojnë familjeve mbi 2,500 USD” - Llogaritë e Demokratëve në Kongres: 44% më shumë se një vit më parë
Presidenti Donald Trump po përpiqet të zëvendësojë të ardhurat federale të humbura pasi Gjykata Supreme rrëzoi tarifat e tij më të mëdha muajin e......
Mbi 20 masa për eficiencën energjetike - Ngrohja dhe ftohja e ndërtesave, rreth 33% e konsumit final të energjisë në vend
Zbatimi i mbi 20 masave për përmirësimin e eficiencës energjetike në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave kërkon rreth 4.7 mln euro deri në vitin 2030, ndërsa......
Ku qëndron Shqipëria në hartën e punësimit në Europë? - Kyesojmë rajonin me 68.9%, por ende poshtë mesatares së BE
Shkalla e punësimit është një nga treguesit më të rëndësishëm ekonomikë dhe socialë. Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit në Shqipëri arriti në......
Nafta rrezikon të “ngrijë” pagat - Analiza/ Çmimet e larta, presion mbi bizneset
Rritja e çmimeve të naftës në fillim të Marsit 2026 ka sjellë një valë goditëse në kostot e transportit dhe të prodhimit, duke ushtruar presion të......
“Nga toka jonë në sofrën tuaj”, ministri Salla hapi panairin e produkteve bujqësore në Elbasan
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, hapi sot në Elbasan panairin e produkteve bujqësore “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, një aktivitet i......
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM/ Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi është kyç për sigurinë e rajonit
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të stërvitjes së përbashkët mes forcave speciale të Policisë së......


