SHBA “ndëshkon” 14 shtete me tarifa - Në listë përfshihen vendet aleate si Japonia dhe Koreja e Jugut
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendosjen e tarifave të reja deri në 40% për importet nga 14 shtete. Ai paralajmëroi se çdo masë hakmarrëse nga këto vende do të përballet me tarifa shtesë dhe la të hapur mundësinë për negociata.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e përshkallëzoi luftën e tij tregtare, duke u thënë 14 kombeve, se tani përballen me tarifa shumë më të larta duke nisur nga 1 gushti.
Vendosja e një takse prej 25% për importuesit amerikanë të të gjitha mallrave tronditi Wall Street-in, me Indeksin S&P 500 që u tkurr ndjeshëm. Në letrat drejtuar 14 vendeve, Trump la të nënkuptohej mundësinë e negociatave shtesë, edhe pse paralajmëroi se masat hakmarrëse do të merrnin një përgjigje të ngjashme.
"Nëse, për ndonjë arsye, vendosni të rrisni tarifat tuaja, atëherë, atij numri do t'i shtohen 25% që ne aplikojmë", u tha Trump Japonisë dhe Koresë së Jugut në letrat e publikuara në platformën Truth Social.
Tarifat më të larta hyjnë në fuqi nga 1 gushti dhe nuk do të kombinohen me masat sektoriale të shpallura më parë, si ato për automobilat, çelikun dhe aluminin.
Shtetet kanë qenë nën presion për të përfunduar marrëveshje me SHBA-në pasi Trump nisi në muajin prill një luftë tregtare globale që trazoi tregjet financiare.
Është për të ardhur keq që Trump po rrit tarifat për importet nga Japonia dhe Koreja e Jugut, dy nga aleatët më të ngushtë të SHBA-së, por ka ende kohë për një përparim në negociata, është shprehur një ish-negociatore tregtare amerikane.
Shtetet e Bashkuara do të vendosin gjithashtu tarifa prej 25% për mallrat nga Tunizia, Malajzia dhe Kazakistani, taksa prej 30% për Afrikën e Jugut, Bosnjën dhe Hercegovinën, duke u rritur në 32% për Indonezinë, 35% për Serbinë dhe Bangladeshin, 36% për Kamboxhian dhe Tajlandën dhe 40% për Laosin dhe Mianmarin. Trump shtoi se ishte pranë arritjes së një marrëveshjeje me Indinë.

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja kundrejt lekut?
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të vlerës këtë mëngjes sikurse edhe valutat e tjera kryesore duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6......

Shpenzimet evropiane tkurren në maj - Tensionet tregtare globale “frenojnë” konsumatorët
Shitjet me pakicë në eurozonë shënuan rënien më të madhe mujore në gati dy vjet. Pasiguria ekonomike që lidhet me tarifat tregtare të SHBA-së ka frenuar......

Trump letër për Vuçiç, tarifa 35% për Serbinë - Vendos detyrime 30% për importet nga Bosnjë Hercegovina
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 35% për importet nga Serbia dhe 30% për Bosnjën e Hercegovinën. Ai theksoi se tarifat mund......

Superstrada Tiranë-Durrës/ Rama: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja!
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës, ndërsa tha se punimet janë drejt përfundimit për korsitë e reja të lëvizjes.......

Prodhimi kosovar në rrezik, tregu plot mallra serbe - Aleanca Kosovare e Bizneseve: Ky është “pushtim i heshtur”
Prodhimi vendas në Kosovë është i rrezikur në një kohë që tregu është i mbushur me mallra të Serbisë. Për Aleancën Kosovare të kështu po vihet në rrezik......

Rritet me 20% kërkesa për energji elektrike, Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë për çdo abonent
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se krahasuar......

Lirimi i hapësirave publike në Theth, Rama: Kabinat do i marrë shteti. Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli”
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet e tij sociale, lidhur me zaptimin e hapësirave publike. Këtë herë numri një i qeverisë është......

Tregtimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale, Administrata Tatimore nis fushatën sensibilizuese për faturat fiskale. - Pas dy javësh fillojnë penalitetet
Administrata Tatimore nis fushatën informuese dhe ndërgjegjësuese për tatimpaguesit që tregtojnë produkte bujqësore dhe blegtorale, në funksion të......