Bota Postuar më 18 Shtator 2025, 11:30

SHBA, mbi 200 mld USD investime në Britani/ Takimi Trump-Starmer, fokusi te çështjet globale politike

Nga Kristi Ceta

SHBA, mbi 200 mld USD investime në Britani/ Takimi Trump-Starmer, fokusi te

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me Kryeministrin britanik Keir Starmer për bisedime që synojnë më shumë çështjet globale politike, si dhe investimet ekonomike në vend.

Pas një dite ceremoniale madhështore, gjatë së cilës Trump udhëtoi me karrocë së bashku me Mbretin Charles dhe mori pjesë në një darkë shtetërore, presidenti amerikan dhe Starmer do të shpallin një paketë investimi prej 205 miliardë dollarësh nga SHBA në Britani. Totali përfshin një premtim investimi afatgjatë prej 100 miliardë paundësh nga firma e kapitalit privat Blackstone, si dhe 3.9 miliardë paund nga kompania Prologis në fushën e shkencave të jetës dhe prodhimit të avancuar.

Marrëveshjet, që përmbledhin fusha si teknologjia, energjia dhe shkencat e jetës, do të shërbejnë si një rinovim i "marrëdhënies speciale" mes dy kombeve, diçka për të cilën Starmer ka punuar shumë që prej ardhjes së Trump në pushtet në janar.

Trump, duke folur pranë Mbretit Charles në Ëindsor, kështjellën më të vjetër dhe më të madhe të banuar në botë, e përshkroi vizitën si “një nga nderimet më të mëdha” të jetës së tij.

Starmer do të vendosë në dukje marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, duke përfshirë një pakt të ri teknologjik me kompani si Microsoft, Nvidia, Google dhe OpenAI, që kanë premtuar investime prej 42 miliardë dollarësh në vitet e ardhshme, në fusha si inteligjenca artificiale dhe energjia bërthamore civile.

Kryeministri britanik do ta zhvendosë gjithashtu fokusin te çështjet ndërkombëtare, duke shpresuar ta bindë udhëheqësin amerikan të marrë një qëndrim më të fortë kundër Rusisë për luftën në Ukrainë. Ai pritet gjithashtu të diskutojë me Trump lidhur me sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat