SHBA masa drastike ndaj ilaçeve për humbje peshe/ Trump publikoi faqe të re interneti për ilaçe të lira me recetë

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha të premten se do të ndërmarrë veprime kundër ofruesit të tele-shëndetësisë Hims & Hers për pilulën e saj për humbje peshe prej 49 dollarësh. Paralajmërohet referimi i kompanisë në Departamentin e Drejtësisë për shkelje të mundshme të ligjit federal. Veprimi federal për të kufizuar prodhimin e barnave të përbëra do të ishte një fitore për Novo Nordisk e cila ka humbur pjesë në tregun e ilaceve për humbje të peshës. Megjithatë, FDA nuk e bëri të qartë nëse mund ta ndalonte shpejt shitjen e produktit të Hims në tregun amerikan.
Menjehere aksionet e Hims ranë me 14.1% në bursë.
Këshilltari i Përgjithshëm i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, Mike Stuart, tha gjithashtu të premten se ia ka referuar Hims & Hers Departamentit të Drejtësisë për hetim mbi shkelje të mundshme. Edhe Novo Nordisk më vonë tha se do të ndërmerrte veprime ligjore kundër kompanisë së tele-shëndetësisë.
Kompania Hims tha në një deklaratë se ajo "gjithmonë ka vepruar me një angazhim të thellë për sigurinë dhe interesat më të mira të konsumatorëve dhe në përputhje me ligjin në fuqi. Ne kemi një histori të gjatë pune të suksesshme me rregullatorët dhe mezi presim të vazhdojmë të bashkëpunojmë për kujdes shëndetësor të përballueshëm."
Prodhimi i barnave të përziera, me disa përbërës në ilaçe të specializuara në doza të ndryshme, ka lulëzuar ndërsa amerikanët synojnë çmime më të lira për ilaçet. Praktika është e ligjshme por ilaçi i përbërë i Hims nuk është i miratuar nga FDA dhe nuk ka kaluar nëpër prova klinike për të vërtetuar efikasitetin. Këtë javë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lançuar një faqe të re interneti që synon uljen e çmimit që amerikanët paguajnë për ilaçet me recetë.
Gara e IA në sektorin publik, Europa mbetet pas/ Qeveritë evropiane, qasje e kujdeshme që shmang rreziqet
Franca renditet e fundit në një indeks të ri global të përvetësimit të inteligjencës artificiale. Gati gjysma e nëpunësve të saj publikë që nuk e kanë......
Itali, Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos dhe Kortinës/ Tensionet politike shfaqen në ceremoninë e hapjes në San Siro
Italia hapi Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos dhe Kortinës të premten me një ceremoni elegante dhe plot ngjyra që festoi historinë, artet dhe modën e......
Roli global të euros dhe siguria ekonomike e BE/ 16 shkurt, ministrat e Eurozonës takohen për borxhin
Ministrat e financave të eurozonës do të diskutojnë më 16 shkurt se si të nxisin rolin global të monedhës europiane dhe të forcojnë sigurinë ekonomike të......
Maqedonia e Veriut - "Safe City", sw shpejti kamera sigurie edhe në Strugë e Ohër
Sistemi “Safe City” së shpejti do të funksionojë në Ohër dhe Strugë, me instalimin e gjithsej 40 kamerave të trafikut që do të zbulojnë shkeljet dhe do të......
Lufta e Trump kundër drejtësisë globale, stafi i gjykatave dhe OKB-ja përballë sanksioneve terroriste
Sanksionet e Trump ndaj ekspertes së OKB-së, Francesca Albanese, dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale ngrinë asetet dhe ndërprenë hetimet për krime lufte.......
BE propozon sanksione të reja për të dobësuar shitjet e naftës në Rusi
Komisioni Evropian ka propozuar një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, në një përpjekje të re për të intensifikuar presionin mbi ekonominë e luftës me......
IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim
Nga jashtë duken si oferta të zakonshme në internet: “Mbi 5 mijë kanale televizive”, “Sport, filma dhe seriale pa limit”, “Vetëm 5 euro në muaj”. Brenda tyre......
Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin e amnistisë, ja cilët të burgosur përfitojnë (DRAFTI)
Qeveria kjë miraratuar përojektligjin “Për Dhënie Amnistie”,duke i hapur rrugën Kuvendit të Shqipërisë për ta miratuar atë. Prej tij pritet të përfitojnë......


