SHBA lejon dërgesat e çipeve të IA drejt Kinës - Administrata Trump njofton tarifa 25% mbi këto eksporte

Shtetet e Bashkuara do të lejojnë eksportin e çipeve të inteligjencës artificiale drejt Kinës. Presidenti Donald Trump ka njoftuar tarifa 25% mbi dërgesat, duke garantuar gjithashtu ruajtjen e kontrollit për çipet e avancuara.
Shtetet e Bashkuara do të lejojnë që procesorët H200 të Nvidia-s, çipet e saj të inteligjencës artificiale, që renditen të dytët për nga performanca, të eksportohen në Kinë. SHBA do të aplikojë një tarifë prej 25% mbi këto shitje, deklaroi Presidenti amerikan Donald Trump.
Megjithatë, Pekini u ka kërkuar kompanive vendase të mos përdorin teknologji amerikane, duke e lënë të paqartë nëse vendimi i Trump do të sjellë realisht shitje të reja.
Aksionet e Nvidia-s u rritën me 2% pas njoftimit të Trump në Truth Social. Lideri amerikan tha se e kishte informuar Presidentin kinez Xi Jinping për vendimin dhe se ai kishte “reaguar pozitivisht”. Trump shtoi se Departamenti i Tregtisë po finalizon detajet e marrëveshjes dhe se i njëjti parim do të zbatohet edhe për kompanitë e tjera të çipeve të inteligjencës artificiale, si AMD dhe Intel.
Në postimin e tij, Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se tarifa që do t’i paguhet qeverisë amerikane do të jetë “25%”, shifër që një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e konfirmoi si të saktë, dhe më e lartë se propozimi fillestar prej 15% në gusht.
“Ne do të mbrojmë sigurinë kombëtare, do të krijojmë vende pune në Amerikë dhe do të ruajmë epërsinë e SHBA-së në këtë sektor. Klientët amerikanë të Nvidia-s tashmë po ecin përpara me çipet e tyre tepër të avancuara Blackwell dhe së shpejti Rubin, të cilët nuk përfshihen në këtë marrëveshje,” shkroi Trump.
Presidenti amerikan nuk specifikoi sa çipe H200 do të autorizohen për eksport, duke thënë vetëm se dërgesat do të kryhen “nën kushte që garantojnë sigurinë kombëtare”.
Greqia po humb fuqinë punëtore - Vetëm 1 në 10 pensionistë punon. Papunësia e të rinjve, gati 20%
Greqia po i shfrytëzon më pak të rinjtë dhe pensionistët, me papunësinë e personave nën 25 vjeç që shkon gati 20%. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se vetëm 1......
“Pagesa direkte për litër qumësht dhe kg mish” - Ekspertja Papa: Të ndryshojë skema e subvencioneve për blegtorët
Mbështetja direkte e dhënë për blegtorinë në bazë të numrit të krerëve që kanë fermerët, nuk po jep efektet e pritura, pasi pavarësisht faktit që aplikohet......
Sa të përfaqësuar janë të rinjtë shqiptarë sot? - Hajdari: S’ka suport në tregun e punës. Tasho: Të rinjtë e viteve ’90, më entuziastë
35 vjet më parë, më 8 dhjetor 1990, pikërisht në qytetin studenti nisi lëvizja studentore, shkëndija e parë e rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Filloi......
Shqiptarët nuk i besojnë më televizioneve/ RCC: Rreth 74.9% e të anketuarve deklarojnë se kanë mosbesim ndaj medias
Besimi i qytetarëve shqiptarë ndaj mediave po bie ndjeshëm, sipas të dhënave të fundit nga SecuriMeter për vitin 2025, i publikuar nga Këshilli për......
Bizneset pa furnizues energjie - Vetëm 1 aplikim për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, mbetet kompetencë e FSHU
Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për bizneset e liberalizuar që nuk arrijnë të sigurojnë furnizimin me energji elektrike do të mbetet Furnizuesi i Shërbimit......
“Shqipëria, me shkollë rajonale kadetësh” - Vengu: Kampusi i Forcave të Armatosura, gati në shkurt. Pagë 800 euro për studentët e rinj
Kampusi i ri i Forcave të Armatosura pritet të jetë gati për studentët në shkurt të 2026. Kështu është shprehur Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë......
Protestat e fermerëve në Greqi, reagon qeveria - Mitsotakis premton pagesa dhe mbështetje për sektorin brenda dhjetorit
Kryeministri grek Mitsotakis u bëri thirrje fermerëve të ulin bllokadat e rrugëve dhe të angazhohen në dialog konstruktiv. Ai premtoi pagesa të......
Çmimet e alkoolit në Evropë - Cilat vende kanë pijet më të shtrenjta? Kryesojnë shtetet nordike
Çmimet e alkoolit variojnë ndjeshëm në Evropë, me vendet nordike që kryesojnë renditjen. Ndërsa ekonomitë më të mëdha të bllokut regjistrojnë vlera më të......


