SHBA diskuton luftën Izrael-Iran me partnerët/ Aleatët theksojnë nevojën për zgjidhje diplomatike
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua me ministrin e jashtëm britanik David Lammy dhe zhvilloi telefonata të ndara me homologët e tij Australian, francez dhe italian për të diskutuar luftën midis aleatit të SHBA-së, Izraelit, dhe rivalit të tij rajonal, Iranit.
Sipas Departamentit të Shtetit, Rubio dhe ministrat e jashtëm ranë dakord se "Irani nuk mund të zhvillojë ose të sigurojë kurrë një armë bërthamore".
Lammy tha të njëjtën gjë në rrjetin X, ndërsa shtoi se situata në Lindjen e Mesme "mbetet e rrezikshme" dhe "ekziston një mundësi brenda dy javëve të ardhshme për të arritur një zgjidhje diplomatike".
Lufta ajrore midis Iranit dhe Izraelit, që filloi më 13 qershor, ka ngritur alarme në një rajon që ishte tashmë në tension që nga fillimi i sulmit ushtarak të Izraelit në Gaza në tetor 2023.
Presidenti Donald Trump do të vendosë brenda dy javëve të ardhshme nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në luftë, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Lideri amerikan e ka mbajtur botën pezull duke hamendësuar për planet e tij. Ai është larguar gradualisht nga propozimi i një zgjidhjeje të shpejtë diplomatike drejt sugjerimit se Uashingtoni mund t'u bashkohet luftimeve në anën e Tel Avivit.
Izraeli, i cili është i vetmi vend në Lindjen e Mesme që besohet se ka armë bërthamore, tha se e goditi Iranin për të mos e lejuar të zhvillojë armët e veta bërthamore. Teherani, që thotë se programi i tij bërthamor është paqësor, është hakmarrë me sulmet e veta ndaj Izraelit.
Irani është pjesë e Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore, ndërsa Izraeli jo.
Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 639 persona në Iran, thotë Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut. Izraeli thotë se të paktën 24 civilë izraelitë kanë vdekur gjatë sulmeve iraniane.
Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian do të takohen në Gjenevë me ministrin e jashtëm të Iranit për të provuar qetësimin e situatës.

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Qeveria vendos Ministrinë e Financave si aksionar të parë
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj së enjteje ka miratuar vendimin për caktimin e Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në......

Konflikti në Lindjen e Mesme “ndan” Evropën - Vendet nuk bien dakord mbi të drejtën e Izraelit për të sulmuar Iranin
Përplasjet brenda Bashkimit Evropian në lidhje me sulmin e Izraelit ndaj Iranit pritet të dalin në pah gjatë takimit të ambasadorëve në Bruksel, duke penguar......

Fed mban normat e interesit të pandryshuara - Por, Trump kërkon uljen e tyre për të lehtësuar shpenzimet e qeverisë
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, ndërsa pret informacion të mëtejshëm mbi ndikimin e......

Sa investojnë shqiptarët në bono dhe obligacione? - AMF: Numri i anëtarëve në fondet private arriti mbi 40 mijë në tremujorin e parë
Jo vetëm në depozita dhe pasuri të paluajtshme, por edhe në tituj qeveritarë. Shqiptarët po diversifikojnë mënyrat e investimit të parave të tyre. Të dhënat......

Ministeriali i Taorminës në Itali/ Hasani: “Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen”!
Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rrugëtimit europian, ku u hodhën......

600 euro në muaj për të porsalindurit deri në moshën 5 vjeç - Strategjia e Sardenjës për të luftuar shpopullimin
Familjet që jetojnë në komuna të vogla në Sardenjë do të marrin një kontribut mujor në vitin 2025 për çdo të porsalindur, të adoptuar ose të strehuar. Këtë e......

Bartja e numrit të telefonit, si pritet të bëhet në vijim? - AKEP: Rimbursim për kreditet e papërdorura dhe vonesat në portimin e operatorit
Afate më të shkurtra për ndërrimin e operatorit të numrit apo rimbursim të krediteve të papërdorura, janë disa nga risitë që synohet t'i shtohen zbatimit të......

“Made in Albania” “pushtojnë” tregun e Kosovës/ Lidhja ekonomike mes dy vendeve u thellua ndjeshëm në pesë muajt e parë
Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës ka njohur një zgjerim të ndjeshëm gjatë vitit 2025, duke shënuar shifra në rritje në periudhën Janar-Maj. Vetëm në pesë......