SHBA dhe Izraeli godasin objektin bërthamor të Natanzit/ Putin: Rusia mbetet një aleate e qëndrueshme e Iranit

Sipas raportimeve të agjencisë iraniane Tasnim News Agency, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë ndërmarrë një sulm ndaj objektit bërthamor të Natanz në Iranin qendror, i cili përdoret për pasurimin e uraniumit.
Autoritetet iraniane bënë të ditur se objekti u godit në orët e para të mëngjesit, por sipas tyre sulmi nuk shkaktoi rrjedhje të materialeve radioaktive dhe nuk paraqiti rrezik për banorët e zonës përreth. Ndërkohë, SHBA dhe disa vende perëndimore kanë shprehur më herët shqetësime se Irani mund të jetë duke pasuruar uranium në nivele që mund të përdoren për armë bërthamore, një akuzë që Teherani e ka mohuar vazhdimisht.
Objekti i Natanzit kishte qenë edhe më herët në shënjestër gjatë javëve të para të konfliktit, ku imazhet satelitore kishin treguar dëmtime në disa prej ndërtesave të kompleksit.
Nga ana tjetër Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se po shikon disa strategji për të sekuestruar arsenalin bërthamor të Iranit. Lajmin e bën të ditur CBS News duke cituar disa burime që kanë informacione në lidhje me këtë çështje.
Sipas tyre, administrata Trump po vlerëson se si të sigurojë materialin bërthamor iranian. Në këtë kohë, një burim specifikoi, se Trump ende nuk ka marrë një vendim.
Nga ana tjetër, Presidenti i Vladimir Putin i ka përcjellë urimet e tij udhëheqësve iranianë duke theksuar se Rusia qëndron pranë Iranit në këtë periudhë sfiduese, sipas një deklarate të Kremlin.
Në mesazhin e tij, Putin u shpreh se Rusia mbetet një “mike besnike dhe partner i besueshëm” i Teheranit, ndërsa inkurajoi popullin iranian të përballojë vështirësitë me dinjitet. Këto deklarata vijnë në një kohë kur disa burime iraniane kanë vënë në pikëpyetje nivelin e mbështetjes së Moskës, pavarësisht marrëveshjeve strategjike të nënshkruara mes dy vendeve vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, Rusia ka përsëritur se nuk dëshiron që Irani të zhvillojë armë bërthamore, duke paralajmëruar se një zhvillim i tillë mund të nxisë një garë armatimi bërthamor në Lindjen e Mesme.
Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Së shpejti enti shtetëror ndërhyn në tregun e naftës. Ulim akcizën 20% kur çmimi të kalojë 220 lekë/litër
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse......
Bizneset dhe individët, 80.1 milionë euro të ardhura nga “Booking”/ Tatimet: 17.225 subjekte në platformë, deklaroni përmes DIVA
Hotelet dhe qytetarët shqiptarë që përdorin platformën “Booking” për rezervime të dhomave apo për qira afatshkurtër, kanë realizuar një shifër totale të......
Çmimi i arit, përmbyset “streha e sigurt”/ Lufta në Iran, tronditen tregjet globale
Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin ka ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të naftës, duke krijuar probleme në zinxhirët e furnizimit dhe duke rritur......
Papunësia në Kosovë 13.9%/ Raporti, Dallime të mëdha mes gjinive
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me 'ReKOS 2024', ka realizuar një studim mbi situatën e papunësisë në vend. Sipas rezultateve të këtij......
Cilat janë lagjet në Shqipëri që po tërheqin investitorë të rinj në 2026? Kërkesa për prona po zhvendoset drejt zonave më pak të zhvilluar
Një studim i publikuar nga ‘Investropa’ tregon se tregu imobiliar në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku vëmendja e investitorëve po zhvendoset......
Ligji për Gjuetinë në fokus të Këshillit Kombëtar të Faunës/ Hapa konkretë për ta bërë efektiv dhe të zbatueshëm
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Faunës u vendos në fokus zbatimi i Ligjit për Gjuetinë, duke u diskutuar hapat konkretë për ta bërë atë......
Garancia sovrane në bujqësi, nevojë për rishikim/ Këshilli i Investimeve: Të analizohen kostot dhe procedurat administrative
Këshilli i Investimeve rekomandon nevojën për rritjen e nivelit të shfrytëzimit të skemave të garancisë së kredisë, duke iu referuar konkretisht Garancisë......
Përgatitje për vendoret e 2027-ës/ Klosi: Tirana qark i fituar, por jo në maksimumin tonë! Fieri qarku më i fortë! ‘Betejë’ në Kukës, Shkodër e Lezhë
Edi Rama ka mbledhur asamblenë e Partisë Socialiste. Axhenda përfshin analizën e punës Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e......


