SHBA dhe Izraeli sulm Iranit, mbyllet hapësira ajrore në Teheran/ Netanyahu falenderon Trump dhe thekson se Irani duhet të ndryshojë regjimin

Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” ndaj Iranit, duke rindezur përplasjen mes dy vendeve për herë të dytë brenda më pak se një viti. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz deklaroi se operacioni kishte si qëllim “eliminimin e kërcënimeve ndaj Shtetit të Izraelit”, ndërsa shpalli një “gjendje të posaçme dhe të përhershme emergjence” në të gjithë vendin, në pritje të një kundërpërgjigjeje të mundshme iraniane me raketa.
Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump postoi një video tetë-minutëshe në platformën e tij të rrjeteve sociale, “Truth Social” duke konfirmuar se SHBA-ja ishte e përfshirë në sulmin ndaj Iranit .Trump tha se SHBA-ja kishte nisur “operacione të mëdha luftarake” në Iran.
“Ne kërkuam me këmbëngulje të bëjmë një marrëveshje. Ne u përpoqëm. Do të shkatërrojmë raketat e tyre dhe do të shkatërrojmë industrinë e raketave të tyre në tokë. Ajo do të jetë plotësisht e shkatërruar”, shtoi Trump.
Mirëpo si po vijon konflikti?
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi pas sulmeve të ushtrisë së tij ndaj objektivave në Teheran, duke theksuar se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Ai njoftoi se Izraeli dhe SHBA-të kanë nisur një operacion për të neutralizuar kërcënimin që paraqet regjimi iranian, duke falënderuar Presidentin Donald Trump për “lidershipin historik”. Netanyahu akuzoi regjimin e Ajatollahëve për vrasje dhe masakra ndaj popullit të vet, si dhe për thirrjet anti-izraelite dhe anti-amerikane, duke paralajmëruar se armët bërthamore iraniane do të kërcënonin njerëzimin.
Nga ana tjetër edhe Irani ka marrë një tjetër veprim për një përgjigje ndaj SHBA duke sulmuar flotën e tyre në Bahreini. Qendra Kombëtare e Komunikimit e Bahreinit njoftoi se baza e Flotës së 5-të të Marinës amerikane është goditur nga një “sulm me raketa”, pa treguar autorin. Detaje shtesë do të jepen më vonë. Bahreini shërben si seli e Flotës që mbulon Gjirin, Detin e Kuq dhe pjesë të Oqeanit Indian, ndërsa më parë ambasada amerikane kishte paralajmëruar qytetarët për kërcënime të mundshme nga raketat dhe dronët.
Rritet bileta me 300 lekë pas bllokimit të aksit Librazhd - Pogradec/ Shoqata e Transportit Publik: Mos abuzoni, problemit i jepet zgjidhje shpejt
Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec ka sjellë rritje të çmimeve të transportit publik për udhëtimet nga juglindja drejt Tiranës. Drejtuesit e mjeteve shprehen......
Pronat, 33 mijë harta drejt digjitalizimit/ Kadastra Fiskale në fazën e tretë, sistem i drejtë taksimi
Rreth 33 mijë harta fizike do të gjeoreferohen dhe do të integrohen në sistemin digjital, duke krijuar një bazë të unifikuar dhe të besueshme të të dhënave......
Rama: Korridori VIII, investim kolosal/ “Rrëshqitja, jo nga punimet”. ARRSH: Mbyllet puna për devijimin e lumit
Teksa shembja e rrugës në aksin Librazhd - Prrenjas ka bllokuar lëvizjen e automjeteve drejt juglindjes nga aksi kryesor, kryeministri Edi Rama ka ndarë në......
28.3 mln lekë/muaj më shumë kontribute nga sigurimet- Mbi 12 mijë vende pune janë kontrolluar në janar
Falë kontrolleve të intensifikuara gjatë muajit janar, kontributet në sigurimet shoqërore janë rritur ndjeshëm, duke sjellë më shumë mbështetje për skemat e......
Shqipëria në epiqendër të turizmit rajonal/ A rrezikon të përballet me krizën e mbizhvillimit?
Shqipëria po përjeton rritje të jashtëzakonshme të turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Mesdhe. Sipas një analize......
Si të merrni vendimin e duhur për rivlerësimin e pasurisë? Rreziqet dhe kostot që mund të vijnë nga procesi
Qytetarët ndodhen përpara dilemës nëse duhet të bëjnë rivlerësimin e pasurive të tyre apo jo dhe cilën metodë të zgjedhin për të rritur vlerën e pronës? Një......
Tregtia, sektori i “preferuar” i bankave për financim/ BSH: Lista mbetet e njëjta, por bizneset e nisin vitin me më pak kredi
Bizneset shqiptare e kanë nisur vitin 2026 me më pak kredi krahasuar me fundin e vitit të kaluar, por me të njëjtën hartë sektorësh dominues. Sipas të......
Si të rritet cilësia e ndërtimeve? Roshi: Instituti i Ndërtimit ka përgjegjësinë kryesore
Në rritje shqetësuese janë aksidentet në punë, ku sektori i ndërtimit po shënon numrin më të lartë të rasteve me fatalitet. Sipas të dhënave të Inspektoratit......


