Bota Postuar më 17 Qershor 2025, 11:30

SHBA dhe Britania njoftojnë marrëveshje tregtare - Por, shtetet vazhdojnë negociatat për importet e çelikut

Nga Kristi Ceta

SHBA dhe Britania njoftojnë marrëveshje tregtare - Por, shtetet

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer njoftuan nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare që do të ulë tarifat për importet e industrisë së automobilave dhe të hapësirës ajrore në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, Trump dhe Starmer vunë në dukje se negociatat janë ende duke vazhduar për sektorin e prodhimit të çelikut.

Trump këmbëngul se marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është "e drejtë për të dy shtetet", duke shtuar se ai pret që ajo të prodhojë shumë vende pune dhe të ardhura. Starmer mbajti një ton të ngjashëm me Trump ndërsa iu drejtua gazetarëve duke thënë se marrëveshja është një shenjë force dhe një "ditë shumë e mirë" për të dyja vendet.

Arritja e një marrëveshjeje është e rëndësishme pasi Trump ka kërcënuar pjesën më të madhe të botës me tarifa të konsiderueshme importi, që kanë shkaktuar paqëndrueshmëri të tregut dhe kanë rritur rrezikun e një lufte tregtare globale.

Edhe pse është tërhequr nga disa prej taksave të sugjeruara, ai ka treguar se zyrtarët e administratës së tij janë të angazhuar për marrëveshje të reja tregtare me shumë vende, pavarësisht faktit se pak prej tyre kanë arritur rezultate.

Marrëveshja vjen pas njoftimit të udhëheqësve në maj për arritjen e kornizës së një pakti tregtar. Ky pakt synon të ulë ndjeshëm taksat e importit të SHBA-së mbi makinat, çelikun dhe aluminin britanik, në këmbim të aksesit të zgjeruar në tregun britanik për mallrat amerikane, të tilla si mishi i viçit dhe etanoli.

Megjithatë, marrëveshja e arritur së fundmi trajton ekskluzivisht makinat dhe materialet britanike të hapësirës ajrore, ndërsa kërkohen negociata të mëtejshme për çelikun.

Londra thotë se marrëveshja e re do t'u jepte firmave britanike si Rolls Royce një shtysë të madhe, duke përfituar një përjashtim nga tarifat prej 10% të vendosura fillimisht.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat