SHBA “armatos” Izraelin - Uashingtoni planifikon t'i shesë aleatit lindor armë me vlerë 8 mld dollarë
Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’i shesin Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollar, duke vazhduar mbështetjen ndaj aleatit në Lindjen e Mesme. Pavarësisht kritikave ndërkombëtare, Uashingtoni thotë se po ndihmon Izraelin të mbrohet kundër grupeve militante.
Administrata e Presidentit Joe Biden ka njoftuar Kongresin për t’i shitur Izraelit armë me një vlerë prej 8 miliardë dollarësh, tha një zyrtar amerikan.
Marrëveshja do të ketë nevojë për miratim nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati dhe përfshin municione për avionë luftarakë, helikopterë sulmues, predha artilerie e bomba me diametër të vogël.
Protestuesit kanë kërkuar prej muajsh një embargo armësh kundër Izraelit, por politika e SHBA-së ka mbetur e pandryshuar. Në gusht, Shtetet e Bashkuara miratuan shitjen e avionëve luftarakë me vlerë 20 miliardë dollarë dhe pajisje të tjera ushtarake drejt Izraelit.
Administrata Biden thotë se po ndihmon aleatin e saj të mbrohet kundër grupeve militante të mbështetura nga Irani si Hamasi në Gaza, Hezbollahu në Liban dhe Houthi në Jemen.
Duke u përballur me kritikat ndërkombëtare, Uashingtoni ka qëndruar në krah të Izraelit gjatë sulmit të tij ndaj Gazës që ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë vendase, ka shkaktuar një krizë urie dhe ka ngritur akuza për gjenocid.
Përpjekjet diplomatike deri më tani kanë dështuar për t'i dhënë fund luftës 15-mujore që u shkaktua pas një sulmi të 7 tetorit 2023 nga militantët palestinezë të Hamasit. Uashingtoni, aleati më i madh i Izraelit, gjithashtu ka vendosur veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim në Gaza.
Sondazh

Vlera e arit u rrit me 26 për qind në vitin 2024 - Tensionet globale dhe politika monetare e SHBA-së, ndër faktorët kryesore
Vlera e arit u rrit me 26% në vitin 2024, duke arritur nivelin më të lartë nga viti 2010. Kjo rritje u ndikua nga politika monetare lehtësuese e SHBA-së dhe......

Tesla, rekord shitjesh në Kinë në 2024 - Kompania shënoi rritje 8.8%, pavarësisht rënies së dërgesave globale
Tesla arriti një numër rekord shitjesh në Kinë gjatë vitit të kaluar, duke shitur mbi 650,000 makina elektrike. Megjithatë, dërgesat globale të kompanisë......

Profesionet dhe aftësitë më të kërkuara në Europë: Cilat janë më të publikuarat në internet?
Jeni aktualisht i papunë dhe jeni në kërkim të një pune? Ndoshta po mendoni për një ndryshim në karrierë, apo ndoshta jeni në fillim të jetës suaj të punës......

Mbi 650 mln euro për tranzicionin e gjelbër - Kroacia u vjen në ndihmë familjeve, kompanive për projekte energjetike
Kroacia do të ndajë 652 milionë euro për projekte që përfshijnë energjinë e rinovueshme dhe menaxhimin e mbetjeve. Fondet do të shkojnë për firmat,......

Zyrtarët gjermanë bëjnë thirrje për ndalimin e fishekzjarrëve të paligjshëm pas trazirave dhe 5 viktimave!
Zyrtarët gjermanë kanë kërkuar kufizime për fishekzjarrët e paligjshme si dhe dënime më të ashpra për rebelët që sulmojnë punonjësit e urgjencës pasi pesë......

Nga K’cimi i Tropojës në UNESCO te eventet, ngjarjet kulturore në 2024-ën-Rama: 1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj së premteje një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit 2024. Ministria e Ekonomisë,......

Bashki ‘të paafta’ për menaxhimin e mbetjeve urbane - Buxheti i shtetit, 820 milionë lekë në vit transfertë të pakushtëzuar
Shumica e bashkive të vendit janë të paafta për të menaxhuar mbetjet që prodhojnë me shpenzimet e tyre. Në këto kushte buxheti i shtetit pjesë të transfertës......

Euro bie në nivelin më të ulët në 2 vjet kundrejt dollarit amerikan!
Euro ra me 0.9% kundrejt dollarit amerikan, duke arritur të enjten në mes të 1.02, niveli i saj më i ulët që nga 21 nëntori 2022. Monedha e përbashkët......