Bota Postuar më 16 Maj 2026, 12:47

Samsung në grevë, shkak bumi global i AI - Më shumë se 45,000 punëtorë hidhen në grevë 18-ditore

Nga Scan TV

Samsung në grevë, shkak bumi global i AI - Më shumë se

Një grevë 18-ditore e afërt në gjigantin e çipave të Koresë së Jugut, Samsung, ka shkaktuar shqetësime brenda qeverisë, ka tronditur investitorët e huaj dhe ka kërcënuar zinxhirët globalë të furnizimit.

Më shumë se 45,000 punëtorë po kërcënojnë të organizojnë grevën më të madhe në historinë e konglomeratit nga 21 maji, duke zvogëluar prodhimin e çipave që janë komponentë thelbësorë në qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale, telefonat inteligjentë dhe laptopët.

Samsung dhe sindikata po përpiqen të gjejnë një kompromis mbi pagesat e bonuseve. Kompania që ka përfituar vlera të mëdha nga kërkesa globale për çipe planifikon të ofrojë bonuse bujare për 27,000 punonjës të çipave, që janë të paktën gjashtë herë më shumë sesa punonjësve të tjerë.

Sindikata argumenton se 23,000 punonjësit e tjerë të firmës - përgjegjës për prodhimin e çipave të inteligjencës artificiale për Teslën dhe Nvidian të cilët shpesh punojnë në të njëjtat ndërtesa me kolegët e tyre nuk duhet të lihen pas dore.

Diskutimet e brendshme që tregojnë fërkime midis divizioneve të kompanisë dhe largimeve të punonjësve nuk janë raportuar më parë.

JPMorgan vlerësoi se greva mund të ndikojë në fitimin operativ të Samsung me 14 deri në 20 miliardë dollarë.

Bumi i inteligjencës artificiale ka bërë që divizionet e kompanisë të jenë jashtëzakonisht të pabarabarta në fitimprurje. Samsung është prodhuesi kryesor i çipave të memories në botë për nga shitjet, por prodhon gjithashtu televizorë dhe telefona inteligjentë.

Problemet janë “pjesërisht të vetëshkaktuara nga kompania”, tha në mediat sociale kryetar i një grupi korean të qeverisjes korporative. Ai tha se lëvizja e Samsung për të bashkuar biznese të ndryshme krijoi një strukturë komplekse biznesi që rezulton në një zbritje vlerësimi, ndërkohë që shkakton konflikte interesi dhe kufizon mundësitë e biznesit. "Samsung duhet t'u mundësojë fabrikave të bëhen të pavarura, shtoi ai."

 

 

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat