Bota Postuar më 24 Janar 2026, 12:52

Ryanair refuzon ofertën e WiFi Starlink/ Elon Musk “kërcënon” të blejë Ryanair

Nga Scan TV

Ryanair refuzon ofertën e WiFi Starlink/ Elon Musk

Polemikat në rrjete sociale midis Elon Musk dhe drejtuesit të Ryanair, Michael O'Leary, mbi koston e instalimit të Starlink Wi-Fi, ka rindezur një debat të gjatë në industrinë e aviacionit. Musk, përmes postimeve në X, kërkoi shkarkimin e O’Leary dhe madje krijoi një sondazh ku pyeti ndjekësit e tij nëse duhej të blinte Ryanair dhe të vendoste një “Ryan” në krye, me mbi 76% të përgjigjeve që mbështetën idenë.

Për linjat e udhëtimeve të gjata që u shërbejnë klientëve premium, interneti ëshë kthyer në një kriter të pashmangshëm. Por për linjat ajrore e udhëtimeve të shkurtra dhe të lira si Ryanair, oferta duket më pak bindëse.

 “Nuk do të prisje të udhëtoje me Ryanair dhe të përjetoje llojin e përvojës së pasagjerëve që do të përjetoje në një fluturim të gjatë”, tha David Whelan, një analist në Valour Consultancy.

Kërkesa në rritje për udhëtime premium që nga pandemia, ka nxitur një përdorim më të gjerë të këtyre shërbimeve. "Sidomos në linjën transatlantike dhe në ShBA, kjo po kthehet në një kosto biznesi"- tha drejtori ekzekutiv i ‘Air France Ben Smith’.

Satelitët e Starlink, i japin kompanive ajrore një avantazh, duke zvogëluar vonesat dhe duke mundësuar thirrje e transmetim të vazhdueshëm vizual, thonë analistët. Whelan i Valour Consultancy, vlerëson kostot në afërsisht 170,000 dollarë për avion, në varësi të linjës ajrore.

O'Leary thotë se antenat Wi-Fi u shtojnë peshë aeroplanëve dhe rrisin rezistencën aerodinamike, e cila nga ana tjetër rrit kostot e karburantit. Musk iu kundërpërgjigj,duke thënë se pengesa ishte e papërfillshme dhe bëri një kërcënim ironik për të blerë Ryanair.

"Përvoja jonë, na tregon se mendojmë që më pak se 10% do të paguanin për këtë akses, dhe për këtë arsye nuk mund të përballojmë kostot prej 150 ose 250 milionë dollarësh në vit"- tha ai.

 

 


 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat