Rusia rrit tarifat për eksportet e grurit - Kremlini ul kuotat për të stabilizuar çmimet dhe furnizuar tregun vendas
Rusia ka rritur tarifat për eksportet e grurit me më shumë se 18 për qind, në 34,71 dollarë për ton metrik, duke filluar nga 4 dhjetori, njoftoi Ministria Ruse e Bujqësisë.
Deklarata gjithashtu thekson se taksa doganore për eksportin e elbit do të arrijë në 16,6 dollarë për ton metrik, dhe për misrin 38,76 dollarë për ton.
Norma e taksës së eksportit për grurin është llogaritur në bazë të një çmimi tregues prej 223,8 dollarësh për ton, për elbin me një çmim prej 186,5 dollarësh për ton dhe për misrin 218,9 dollarë për ton.
Nga qershori 2021, Ministria Ruse e Bujqësisë përcakton shumën e detyrimeve doganore për eksportet e grurit për një periudhë 1 javore.
Rusia, si eksportuesi më i madh në botë i grurit, përveç rritjes së detyrimeve për këtë kulturë, ka ulur kuotën e eksportit për vitin 2025.
Këshilli i Bashkimit Ekonomik Euroaziatik njoftoi se kuotat e eksportit të Rusisë për pjesën e dytë të sezonit të eksportit nga 15 shkurti deri më 30 qershor 2025 do të jenë 11 milionë tonë metrikë, nga 29 milionë tonë që ishin në të njëjtën periudhë të këtij viti.
“Ne po forcojmë kontrollin mbi produktet bujqësore në mënyrë që të kemi prioritet furnizimin e tregut vendas dhe këto masa duhet të stabilizojnë situatën e çmimeve”, thanë burimet zyrtare ruse.
Këshilli përfshin Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Rusinë dhe koordinon politikën doganore të anëtarëve të vet.
Sondazh

Buxheti 2025, Gonxhja: Rritet mbështetja për kulturën, inovacionin dhe arsimin profesional
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se buxheti për vitin 2025 për ministrinë që ai......

Mali i Zi, 5.7 mld USD ndaj ndryshimeve klimatike - BB: Fatkeqësitë natyrore “kërcënojnë” prodhimin ekonomik me 7.9%
Mali i Zi duhet të investojë 5.7 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike, pasi fatkeqësitë e lidhura me klimën......

Zbardhet projektligji për faljen e gjobave - Parashikohet edhe lehtësimi i procedurave dhe ulje e tarifave vendore
Projektligji i sjellë nga Partia Socialiste për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në zonat rurale shkaktoi debate të ashpra në seancën plenare të së......

RMV, dyfishohen investimet e huaja direkte - Fluksi i IHD-ve arriti në 840 milionë euro në periudhën janar-shtator
Investimet e huaja direkte (IHD) në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar një rritje të konsiderueshme gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024. Sipas të......

Sa taksa paguajnë shqiptarët mbi pagat që marrin? - Aksioni antiinformalitet dhe reforma në administratë rritën me 65 mln euro të ardhurat
Rritja e pagave në administratën publike i ka kthyer një pjesë të parave në buxhet, për shkak të tatimit më të lartë që kanë paguar punonjësit. Referuar të......

“Arktiku mund të mbetet pa akull në 2027” - Shkencëtarët paralajmërojnë për pasojat globale të këtij fenomeni
Ndërsa pjesa më e madhe e parashikimeve të Oqeanit Arktik janë fokusuar në kushtet e akullit muaj pas muaji, një studim i ri ka zbuluar se shkrirja e plotë e......

Një traktor punon tokat e 550 fermerëve! - Në territorin e vendit janë aktivë rreth 3500 makineri bujqësore
Për të punuar tokat e tyre, që të mund të bëjnë mbjelljen e drithrave apo kultivimin e frutave dhe perimeve, në vend për të mbushur nevojat e 550 fermerëve,......

Nga 1,661 riregjistrime në autoshkolla, vetëm 13% kalojnë - DPSHTRR: Pas heqjes së pikëve të patentës duhen të ritestohen
Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka publikuar rezultatet e sesionit të rradhes ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje......