Rusia kërkon ndihmën e Kinës në IA - Putin bën thirrje për më shumë bashkëpunim në sektorin e teknologjisë
Rusia ka bërë thirrje për të shtuar bashkëpunimin me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale për të konkurruar me Shtetet e Bashkuara. Të dyja vendet po përballen me kufizime në aksesin e çipeve të nevojshme, pavarësisht përparimeve të dukshme të Pekinit në këtë sektor.
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim me Kinën për të zhvilluar inteligjencën artificiale, ndërsa të dyja vendet rrisin përpjekjet për të konkurruar me Shtetet e Bashkuara në këtë sektor.
Në një dokument të Kremlinit, Putin urdhëroi qeverinë ruse dhe huadhënësin më të madh të vendit, Sberbank, të "sigurojnë bashkëpunim të mëtejshëm me Republikën Popullore të Kinës në kërkimin teknologjik dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale".
"Kina po bën hapa të mëdhenj në zhvillimin e saj teknologjik dhe po përdor instrumente jetike si inteligjenca artificiale,” theksoi Putin.
Pekini është një nga pionieret globalë në këtë sektor, që nga prodhimi deri te transporti, dhe po lufton për të dominuar tregun së bashku me SHBA-në.
Pekini dhe Moska krijuan një grup pune për të koordinuar mbi qeverisjen etike dhe aplikimet industriale të inteligjencës artificiale në gusht. Ndërsa në shkurt, gjatë bisedimeve midis zyrtarëve të lartë kinezë dhe rusë në Pekin, të dyja palët ranë dakord të konsultoheshin dhe të koordinoheshin me njëra-tjetrën për përdorimin ushtarak të teknologjisë.
Si Rusia, ashtu edhe Kina, po përpiqen të kenë akses në çipet e avancuara të nevojshme për aplikimin e interligjencës artificiale. Kufizimet për këto çipe janë ndër sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë. Pekini po përballet gjithashtu me kufizime tregtare nga SHBA që frenojnë aksesin e saj në gjysmëpërçuesit.
Kina ishte vendi që realizoi më shumë publikime kërkimore për inteligjencën artificiale midis 2017 dhe 2022. Ndërsa Rusia aktualisht renditet në vendin e 31-të nga 83 shtetet që po investojnë dhe implementojnë teknologjinë e re, sipas Indeksit Global të Tortoise Media me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Kremlini ndodhet shumë pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, por edhe anëtarëve të tjerë të BRICS, si India dhe Brazili.
Sondazh

Hungaria humb fondet e BE-së/1 miliard euro janë bllokuar për shkelje të rregullave të bllokut
Hungaria ka humbur zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian me vlerë 1 miliard euro, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Ky vendim, që është konfirmuar......

2600 biznese, në treg të lirë energjie-Apeli i Entit Rregullator: Gjeni dhe kontraktoni furnizuesin tuaj
Enti Rregullator i Energjisë ka apeluar bizneset që kanë plotësuar kriteret për të dalë në tregun e liberalizuar të energjisë, të gjejnë dhe kontraktojnë......

Ndërpriten eksportet e gazit rus në Evropë - Ukraina ndal tranzitin, pritet rritje cmimi per konsumatoret
Me hyrjen e vitit të ri, eksportet e gazit rus përmes Ukrainës u ndalën, duke shënuar fundin e dekadave të dominimit të Moskës në tregjet energjetike të......

Mbi 742 mijë depozitime në ATM për 9-mujorin/ Turizmi ndikoi rritjen e numrit dhe vlerës së transaksioneve
Në dy vitet e fundit, pagesat dhe depozitimet përmes ATM-ve kanë përjetuar një rritje të ndjeshme, e nxitur kryesisht nga performanca e pozitive e turizmit,......

Ekonomia 2025, pritshmëritë e rritjes në një vit zgjedhor - Nëndeklarimi i pagave dhe informaliteti, sfidat që duhen përballuar
Bilanci i zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë për vitin 2024, pas arritjeve dhe rezultateve të pamohueshme zbulon edhe shumë problemeatika strukturore dhe......

Bizneset po “distancohen” nga kreditimi? 70 % e kredisë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë
Në muajin nëntor të këtij viti huatë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik......

Plazh në janar! - Kryeministri Rama ndan pamjet e qytetarëve që lahen në detin e Vlorës
Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar vendin nuk kanë ndaluar disa qytetarë të kalojnë ditët e para të vitit në plazh, duke sfiduar edhe të ftohtin me larjen......

Blerja e valutave të huaja, si do të operohet në tregun financiar - Pas forcimit të lekut, BSH vjen për herë të parë me ankande forward 3-mujore
Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2025 do të organizojë për herë të parë ankande forëard, për blerjen e valutës së huaj me afat 3-mujor. Nga 22 ankande të......