Rusia do të nisë bisedimet me Musk për sektorin hapësinor - Kremlini synon të zgjerojë mundësitë e bashkëpunimit me SHBA-në
Rusia sheh perspektiva të mëdha bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë sektorin hapësinor, dhe pret që së shpejti të zhvillojë bisedime me Elon Musk për fluturimet në Mars, tha i dërguari i presidentit Vladimir Putin për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Kirill Dmitriev, i cili u emërua nga Putin muajin e kaluar si i dërguari i tij i posaçëm për bashkëpunimin ndërkombëtar ekonomik, tha se "armiqtë" e Rusisë po përpiqeshin të pengonin përpjekjet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të rivendosur dialogun me Rusinë.
Dmitriev tha se Rusia dëshironte të punonte me CEO-n e SpaceX Elon Musk si pjesë e përpjekjeve të Moskës për të forcuar dhe zhvilluar agjencinë ruse të hapësirës Roscosmos dhe korporatën shtetërore bërthamore Rosatom.
"Unë mendoj se do të ketë padyshim një diskutim me Musk për fluturimet në Mars në të ardhmen e afërt," tha Dmitriev në një forum biznesi në Moskë, duke vazhduar të vlerësojë përpjekjet e miliarderit për të shtyrë kufijtë e arritjeve njerëzore.
Dmitriev tha se ishte në kontakt me Roscosmos, bizneset ruse dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë në Rusi.
Sipërmarrësi miliarder Musk ishte ndër donatorët më të mëdhenj të Trump në zgjedhjet e vitit 2024 dhe është bërë një nga këshilltarët më të afërt të presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
Rusia tha në vitin 2022 se do të fillonte punën për misionin e saj në Mars, pasi Agjencia Evropiane e Hapësirës pezulloi një projekt të përbashkët kur Putin vendosi të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë.
Sondazh

BE shton kontrollet mbi importet e metaleve - Merr masa për të mbrojtur industrinë nga pasojat e tarifave të Trump
Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë kontrollet mbi importet e çelikut dhe aluminit, për shkak të frikës se furnizimet globale të devijuara do të......

Infrastruktura, turizëm elitar dhe zhvillim lokal - Farrici: Nxitje sipërmarrjeve! Mema: Rrugë të reja, impakt transportit
Investimet në infrastrukturë do të ndikojnë d.p.d në jetën e qytetarëve e turistëve, por nxitin edhe iniciativa sipërmarrëse duke rritur punësimin. E ftuar......

Mikrokoduesit e vegjël ndërtojnë projekte të mëdha - Nxënësit e shkollave në veri: Po programojmë ndryshimin për vendin
Projekte për sigurinë, prodhimin e energjisë së pastër për ambientet shkollore dhe zhvillimin e agroturizmit në zonat malore të vendit. Këto janë disa nga......

“Do u kthejmë paratë shqiptarëve” - Berisha: Motoja jonë po “ngjit” gjithnjë e më shumë
Gjatë një konference për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur sërish në programin ekonomik të kësaj force politike. Sipas tij,......

Studiuesit paralajmërojnë: 1 në 3 njerëz në mbarë botën po thithin ndotjen e ajrit në shtëpi!
Ndotja e ajrit në familje ende vret miliona njerëz çdo vit, edhe pse nivelet e ekspozimit bien në mbarë botën, ka zbuluar një studim i ri. Në vitin 2021,......

Sa biznese i kanë në “dorë” plazhet e Shqipërisë? - 699 mijë çadra në shërbim të pushuesve, 17 milionë euro xhiro në 2024
Numri i subjekteve turistike që paguajnë tarifën e zënies së plazheve publike është rritur përgjatë vitit që lamë pas. Referuar të dhënave nga Agjencia......

100 mld lekë borxh të brendshëm në prill-qershor - Emetohen sërish obligacionet 20-vjeçare. Bonot 12-mujore, më të shpeshtat
Në tremujorin e dytë, qeveria shqiptare planifikon të marrë 100 miliardë lekë borxh të brendshëm. Ministria e Financave ka publikuar kalendarin e emetimeve,......

Kanadaja do të rrisë prezencën ushtarake në Arktik - Carney njoftoi 420 milionë dollarë investim për të forcuar sigurinë
Kryeministri Mark Carney tha se Kanadaja do të rrisë praninë ushtarake dhe të sigurisë në Arktik, një hapësirë e ngrirë dhe e pasur me minerale që ka......