Bota Postuar më 22 Prill 2026, 10:03

Rusia do ndalojë naftën e Kazakistanit drejt Gjermanisë - Ndërprerja e tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji

Nga SCAN TV

Rusia do ndalojë naftën e Kazakistanit drejt Gjermanisë -

Rusia do të ndalojë eksportet e naftës nga Kazakistani në Gjermani nëpërmjet tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji, thanë burime të

Reuters. Sipas tyre pwr kwtw ndryshim, njoftimi është dërguar në Kazakistan dhe Gjermani.

Një ndalesë e flukseve kazake do të shtonte më shumë pasiguri në furnizimin me karburant të Gjermanisë, pasi lufta e Iranit ndërpret dërgesat e energjisë nga Lindja e Mesme.

Eksportet e naftës së Kazakistanit në Gjermani nëpërmjet tubacionit rus Druzhba arritën në total 2.146 milionë ton metrikë, ose rreth 43,000 fuçi në ditë, në vitin 2025, një rritje prej 44% nga viti 2024. Në tremujorin e parë të vitit 2026 ata ishin 730,000 ton.

Një ndalesë e plotë do të hiqte rreth 17% tw naftës që përpunohet nw vit nga rafineria PCK e Gjermanisë - një nga më të mëdhatë e vendit. Kjo rafineri furnizon me karburant 9 nga 10 makina në rajonin e Berlinit dhe Brandenburgut.

Ministria e energjisë e Rusisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë mase për të ndaluar eksportet e naftës.

"Do të përpiqemi ta verifikojmë", u tha Peskov gazetarëve në një konferencë telefonike. As ministria e energjisë e Kazakistanit dhe qeveria gjermane nuk u janw përgjigjur kërkesave për koment. Marrëdhëniet politike dhe të biznesit të Rusisë me Gjermaninë janë dëmtuar nga konflikti në Ukrainë. Furnizimet e naftës ruse u ndalën pas fillimit të luftës.

Kazakistani i ka furnizuar me naftë PCK-së nëpërmjet degës veriore të Druzhbës, e cila përshkon Poloninë, që nga viti 2023, por furnizimet janë ndërprerë vazhdimisht nga sulmet me dronë ukrainasë në pjesën ruse të tubacionit. Një zëdhënës i operatorit të tubacionit të naftës në Poloni, PERN, i tha Reuters se kompania është gati të transportojë naftë për aksionarët jo-rusë të PCK-së nëpërmjet portit të Gdanskut nëse i kërkohet.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat