Rusi, shpenzimet për ushtrinë tejkalojnë Evropën/ Kostot totale për mbrojtjen u rritën me 42% vitin e kaluar

Sipas studimit të fundit, shpenzimet ushtarake në Rusi, ekonominë e së cilës Presidenti Vladimir Putin e ka vendosur në një bazë lufte, tani tejkalojnë të gjitha buxhetet e mbrojtjes të Evropës së bashku. Shpenzimet totale të mbrojtjes ruse u rritën vitin e kaluar me 42 për qind në terma realë, duke arritur 13.1 trilion rubla. Kjo është e barabartë me 462 miliardë dollarë në bazë të barazisë së fuqisë blerëse.
Ndërsa buxhetet evropiane të mbrojtjes, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet anëtare të BE-së, u rritën pothuajse me 12 për qind vitin e kaluar, në 457 miliardë dollarë, pak më pak se shpenzimet e Moskës, njoftoi Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.
"Bilanci Ushtarak", një vlerësim vjetor i aftësive ushtarake globale dhe shpenzimeve të mbrojtjes, nxjerr në pah disa nga sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, nëse SHBA shkurton mbështetjen e saj për Ukrainën dhe mbrojtjen evropiane.
Presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur vazhdimisht që Evropa duhet të paguajë më shumë për mbrojtjen e saj, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën. Ndihma e SHBA-së për Ukrainën deri më tani ka arritur në rreth 88 miliardë euro, sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, pothuajse një e treta më pak se totali prej 125 miliardë eurosh i Evropës.
Trump ka thënë gjithashtu se Evropa duhet të shpenzojë 5 për qind të PBB-së për mbrojtjen, krahasuar me mesataren aktuale prej rreth 1.7 për qind. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se shpenzimet evropiane të mbrojtjes duhet të rriten në 3 për qind. Secili nivel do të tejkalonte shpenzimet ruse të mbrojtjes.
Instituti parashikoi që këtë vit kostot totale ruse për ushtrinë, duke përfshirë të ashtuquajturat pagesa vullnetare nga autoritetet dhe kompanitë rajonale, do të rriteshin 13.7 për qind për të arritur 15.6 trilion rubla, ekuivalente me 7.5 për qind të PBB-së ose pothuajse 40 për qind të shpenzimeve federale të Kremlinit.
Ndërkaq, nëse Evropa rrit shpenzimet e mbrojtjes në 3 për qind të prodhimit ekonomik, kjo do të barazohej me 250 miliardë dollarë shtesë. Nëse do të rritej në 5 për qind, shpenzimet e mbrojtjes do të rriteshin me rreth 800 miliardë dollarë, pothuajse dyfishi i nivelit aktual të shpenzimeve të Rusisë.
Sondazh

Sipërmarrja e kartonit që po sfidon tregun italian - Zv.kryeministrja Balluku në fasonerinë që prodhon 20 mijë çanta në ditë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vijuar takimet për promovimin e ndërmarrjeve dhe bizneseve që po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.......

“Korridori VIII, prioritet gjeopolitik me efekt në ekonomi” - Ministri Vengu në Mynih: Mbështetje për një Evropë të sigurt dhe të fortë
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së infrastrukturave kritike në Evropën......

“BE duhet të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor!” Kryeministri Rama në Konferencën e Sigurisë “Zgjerimi i BE-së”, Mynih
Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rritja e investimeve në fushën e mbrojtjes, ka qënë në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në......

Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitës
Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitësPartia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik, që sipas kësaj force......

Polisteroli shqiptar, në tregjet e huaja- Nga arkat e peshkut te materialet e ndërtimit, Balluku: Mbështetje nga qeveria
Produktet e polisterolit të prodhuara në Shqipëri, po eksportohen në tregjet e huaja. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Subvencioni 70% për panelet e ngrohjes së ujit- Aplikimet në platformën e posaçme online, hapen më 24 shkurt
Prej datës 24 shkurt, klientët familjarë do të mund të aplikojnë pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë për të përfituar nga skema për subvencionimin në......

Evropa “përgatit terrenin” për IA- Kapacitet rekord për qendrat e të dhënave në vitin 2025
Evropa mund të shohë një nivel rekord të qendrave të reja të të dhënave këtë vit, kjo sipas hulumtimit të CBRE Group, ndërsa kompanitë zgjerojnë aktivitetet......

Rekord fitimesh për bankat, niveli më i lartë në 8 vite/ Ritmi i rritjes së të ardhurave tejkaloi atë të shpenzimeve
Të ardhurat neto të bankave, ose fitimi, gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar arritën në 37.3 miliardë lekë, sipas të dhënave më të fundit nga Banka......