Rrjetet e pastrimit të parave, në mbështetje të Rusisë - Grupet kriminale kthejnë paratë “cash” në kripto, për të shmangur sanksionet

Një rrjet pastrimi parash me vlerë miliarda dollarë, që operonte në Britani, bleu aksione kontrolluese në një bankë të Kirgistanit për të lehtësuar shmangien e sanksioneve dhe për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë, tha Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani.
Në një hetim ndërkombëtar mbi rrjetet ruse të pastrimit të parave, agjencia theksoi se po dalin në pah përmasat e rrjeteve që kthejnë paratë “cash” në kriptomonedha, duke lidhur tregtinë lokale të drogës me krimin e organizuar dhe atë të sponsorizuar nga shteti.
Institucioni britanik dhe Departamenti i Thesarit të SHBA-së në dhjetor të vitit të kaluar ndoqën dy rrjete, TGR dhe Smart, që sipas tyre përdoren nga të pasurit rusë për të shmangur sanksionet. Sipas Londrës, këto grupe pastronin para nga trafikantë droge, kriminelë dhe spiunë, duke i shkëmbyer në kripto.
Gjatë operacioneve globale, Agjencia e Krimit në Britani dhe partnerët e saj në vende si SHBA, Franca, Spanja dhe Irlanda kanë arrestuar deri tani 128 persona. Vetëm në Britani janë konfiskuar më shumë se 25 milion paund në para “cash” dhe kriptomonedha.
Departamenti i Thesarit të SHBA-së theksoi se kishte vendosur sanksione ndaj anëtarëve të grupeve që ndihmonin rusët të përdornin kriptomonedhat për të shmangur sanksionet e vendosura pas pushtimit të Ukrainës.
Sipas agjencisë britanike, TGR ishte e lidhur me blerjen e një aksioni shumicë në Keremet Bank, një bankë nga Kirgistani, e ndaluar nga Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Thesarit të SHBA-së informoi se shitja nga ministria e financave kirgize kishte për qëllim “krijimin e një qendre që shmangte sanksionet” për pagesat tregtare ruse.
Samiti i “Planit të Rritjes” në Tiranë - Rama: Jemi këtu të ndërtojmë atë që na takon të ndërtojmë sot
Ka nisur në Tiranë samiti “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pasur një javë të paqëndrueshme duke regjistruar lëvizje të vazhdueshme të kuotës teksa është blerë këtë të premte me 83.2 lekë dhe është......
Si mund të neutralizohen tarifat e Trump? - Kreu i BQE-së jep zgjidhjen: BE duhet të lehtësojë tregtinë e brendshme
Bashkimi Evropian mund të reduktojë ndikimin e tarifave tregtare të SHBA-së nëse ul disa nga barrierat e brendshme, tha Presidentja e Bankës Qendrore......
Tirana, drejt efikasitetit dhe burimeve të rinovueshme - Bashkia hap garën për planin e ri të energjisë dhe klimës
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për hartimin e planit vendor të veprimit për energjinë dhe klimën. Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit......
SHBA furnizon Lindjen e Mesme - Do të eksportojë çipe të avancuara në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara
Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi se ka autorizuar eksportin e gjysmëpërçuesve të avancuar të inteligjencës artificiale për dy kompani......
Zgjedhjet “shpëtojnë” pagat e sektorit publik - Shpallja e datës zgjat buxhetin për dy muajt e parë të vitit 2026
Mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor e ka shpëtuar sektorin publik nga mungesa e pagave në muajin janar dhe shkurt. Ligji për menaxhimin e financave publike......
Qipro do të furnizojë Evropën me gaz - Presidenti qipriot: Projekti do të fillojë operimet në vitin 2027
Një pjesë e rreth 566 miliardë metrave kub gaz natyror të zbuluar në ujërat e Qipros mund të dërgohet në tregjet evropiane duke nisur nga viti 2027, deklaroi......
AAPSK zhvillon trajnim mbi administrimin e shoqërive tregtare dhe procedurat e QKB-së
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së......


