“Rritja e biletave të avionit, e pashmangshme” - Shefi i IATA: Nuk mund të përballohen kostot e rritura të karburantit

Zyrtarët më të lartë të industrisë ajrore po paralajmërojnë se pasagjerët do të vazhdojnë të paguajnë më shumë për fluturimet për disa muaj, pasi kostot e energjisë mbeten të larta. Drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Ëillie Ëalsh, tha se çmimet më të larta të biletave të avionit tani ishin "të pashmangshme", pasi linjat ajrore nuk mund të përballonin kostot e rritura të karburantit për një kohë të pacaktuar.
“Nuk ka asnjë mënyrë që linjat ajrore të vazhdojnë të përballojnë kostot shtesë me të cilat po përballen”, tha ai. Ëalsh shpjegoi se disa linja ajrore po ofrojnë zbritje të përkohshme për të rritur kërkesën, “por me kalimin e kohës është e pashmangshme që çmimet e larta të naftës do të reflektohen në çmime më të larta të biletave”.
Kriza është intensifikuar pas problemeve në tranzit përmes Ngushticës së Hormuzit, një qendër për dërgesat globale të naftës dhe karburantit. Evropa është shumë e varur nga importet e karburantit nga Lindja e Mesme, duke rritur frikën për mungesa të mundshme këtë verë.
Industria e aviacionit është goditur rëndë nga rritja e çmimeve të naftës dhe karburantit për avionë. Sipas të dhënave, karburanti për avionë kaloi 200 dollarë për fuçi në prill përpara se të binte në rreth 150 dollarë këtë muaj. Situata ka bërë që disa linja ajrore të anulojnë fluturimet më pak fitimprurëse, ndërsa trafiku global i pasagjerëve mbetet dukshëm nën nivelet normale.
Në këtë mjedis, Komisioni Evropian ndërhyri javën e kaluar, duke sqaruar se linjat ajrore nuk mund të vendosin mbishpagime shtesë për karburantin pasi të jetë blerë bileta.
Në një direktivë të publikuar më 8 maj, Komisioni theksoi se "çdo ndryshim prapaveprues në çmimin përfundimtar të biletës ajrore përjashtohet" , duke kujtuar se rregullat e BE-së kërkojnë transparencë të plotë në koston përfundimtare të paguar nga pasagjeri.
“Paqja Fiskale”, qeveria miraton procedurat - Bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë aplikim në e-Filing
Bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit do të mund të aplikojnë për marrëveshjen e paqes fiskale përmes sistemit elektronik e-Filing. Sipas udhëzimit të......
Ibrahimaj në interpelancë në Kuvend: Qeveria ka frenuar ndikimin e krizës së karburanteve në ekonomi
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një interpelancë në Kuvend mbi rritjen e çmimeve të karburanteve dhe masat e ndërmarra......
“Shqipëria më e fortë ekonomikisht dhe më pranë BE-së”/Malaj: Raportet e DASH dhe KE konfirmojnë progresin
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në Kuvend se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve 2025 dhe Raport-Progresi i......
Energjia, linjë e dytë interkonjeksioni me Greqinë - Ministri Karakaçi merr pjesë në Konferencën e Energjisë në Athinë
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka marrë pjesë në Konferencën e Energjisë, të organizuar nga prestigjozja Financial Times, në......
14 mijë matësa inteligjentë të rinj - OSSH hap tenderin me fond 432 mln lekë, përfshihet Tirana dhe Durrësi
Me një fond limit prej 432.3 mln lekësh, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për instalimin e sistemit të matjes inteligjente te......
363 mijë transferta në euro me SEPA në 6 muaj - Zaçaj: Janë tejkaluar bindshëm projektimet fillestare të sektorit. Reduktim 23-fish i kostove
Vetëm në gjashtë muaj, janë kryer 363 mijë transferta hyrëse dhe dalëse përmes Sistemit Unik të Pagesave në Euro, SEPA. Kështu ka deklaruar......
ODIHR kërkon transparencë për financimin e partive - Opinion urgjent për projektligjin: Rregulla më të qarta për donatorët
ODIHR ka publikuar një opinion urgjent të ndërmjetëm për projektligjin shqiptar mbi financimin e partive politike, ku vlerëson si pozitiv synimin për të......
Projektrezoluta për integrimin, debate në Kuvend - Hasani: Anëtarësimi, objektiv strategjik. Vokshi: Procesi mbahet hermetik
Kuvendi po zhvillon një mocion me debat për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Projektrezoluta u prezantua nga kryetari I Komisionit......


