Rriten rreziqet për ekonominë globale në 2025 - Pasiguria ekonomike e tensionet gjeopolitike kërcënojnë stabilitetin global
Sipas Bankës Botërore, vendet më të varfra janë në gjendjen e tyre më të keqe ekonomike prej dy dekadash, pasi kanë humbur rimëkëmbjen pas pandemisë. Gjëja e fundit që u nevojitet janë kushtet më të dobëta të tregtisë ose financimit.
Në ekonomitë më të pasura, qeveritë duhet të punojnë për të kundërshtuar bindjen e shumë votuesve se fuqia e tyre blerëse, standardet e jetesës dhe perspektivat e së ardhmes janë në rënie. Dështimi për ta bërë këtë mund të ushqejë rritjen e partive ekstremiste që tashmë kanë shkaktuar parlamente të fragmentuara.
Nëse qeveritë vendosin të bëjnë atë që kanë bërë prej vitesh, duke grumbulluar më shumë borxhe, atëherë rrezikojnë të kapen nga një krizë financiare.
Është ende herët për ta kuptuar nëse Trump do të vazhdojë me tarifat 10-20% për të gjitha importet dhe 60% për mallrat kineze, apo nëse ato kërcënime ishin vetëm hapi i parë i negociatave.
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, përballet me presion në rritje për të filluar një tranzicion të thellë, ndërsa shtysa e rritjes së viteve të fundit po mbaron. Ekonomistët thonë se duhet t'i jepet fund varësisë së tepërt në prodhim dhe të vendoset më shumë para në xhepat e qytetarëve me të ardhura të ulëta.
Evropa duhet të trajtojë një sërë problemet kryesore, nga mungesa e investimeve te ngërçet politike në dy ekonomitë më të mëdha të eurozonës, Gjermania dhe Franca.
Për shumë ekonomi të tjera, perspektiva e një dollari më të fortë, nëse politikat e Trump krijojnë inflacion dhe ngadalësojnë ritmin e uljes së normës së interesit, është një lajm i keq. Kjo do të largonte investimet prej tyre dhe do ta bënte më të shtrenjtë borxhin e tyre në dollarë.
Së fundi, duhet llogaritur ndikimi i konflikteve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, që mund të sjellin pasoja në koston e energjisë që nxit ekonominë botërore.
Sondazh

Importi i gurëve të çmuar, rekord i ri në Nëntor/ Vlera totale përgjatë 11-mujorit arriti në 6.3 miliardë lekë
Importi i perlave natyrale, gurëve të çmuar dhe bizhuterive arriti rekord të ri në muajin Nëntor të këtij vitit tregojnë të dhënat më të fundit nga......

Kakao, me performancën më të lartë në 2024 - Përbërësi kryesor i çokollatës tejkaloi edhe bitcoin
“Udhëtimi” i kakaos këtë vit dukej se ishte i pafund. Përbërësi kryesor i çokollatës pritet të jetë fituesi më i madh në mesin e mallrave kryesore në vitin......

15 mijë lekë shpërblim për 257 mijë familje në nevojë - Koçiu: Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është rreth 2.1 mld lekë
Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte, u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për 275 mijë familje dhe individë të cilët do të përfitojnë 15......

Sulm kibernetik në Japan Airlines - Kompania njofton për ndërhyrje në sistem dhe pezullim fluturimesh
Japan Airlines njoftoi se kishte pësuar një sulm kibernetik, duke paralajmëruar se mund të ketë vonesa dhe nuk mund të përjashtohen anulimet e......

Harta e kapitalit të huaj në Shqipëri/ Turqia, Italia dhe Holanda kryesojnë fluksin e investimeve të huaja
Përgjatë vitit 2024, shifrat e investimeve të huaja tregojnë një interes të shtuar të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare. Investimet kanë ardhur......

411 mln euro investime të huaja në tremujorin e tretë - 1,1 mld euro në 9 muaj. Kryesojnë pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet financiare
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë vijuar rritjen edhe në tremujorin e tretë të vitit. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se fluksi i......

Greqia “ndëshkon” pronat e pasiguruara - Rregulloret e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 qershori 2025
Bizneset greke me xhiro vjetore mbi 500 mijë euro që nuk janë të siguruara nga fatkeqësitë natyrore, jo vetëm që nuk do të kenë të drejtën e dëmshpërblimit......

“Shporta e tatimeve”, 4 miliardë euro - Të ardhurat tejkalojnë planifikimin pa u mbyllur ende viti
Administrata Tatimore ka mbledhur 4 miliardë euro në buxhetin e shtetit për vitin 2024, duke tejkaluar planifikimin e bërë 10 ditë përpara përfundimit të......