Bota Postuar më 4 Nëntor 2024, 13:20

Rreziqet globale të ndryshimeve klimatike - 50% e qyteteve kryesore do të përballen me katastrofa natyrore deri në 2050

Nga Kristi Ceta

Rreziqet globale të ndryshimeve klimatike - 50% e qyteteve kryesore do

Gjysma e qyteteve më të mëdha në planet do të kërcënohen nga një ose më shumë rreziqe që lidhen me ndryshimet klimatike deri në vitin 2050, sipas raportit të fundit nga Grupi i Bursave të Londrës. Përmbytjet, valët e të nxehtit, ciklonet dhe mungesa e ujit do të godasin gjithnjë e më shumë këto qendra të populluara, nëse nuk vihen nën kontroll emetimet e gazeve serrë.

Raporti përcakton se çfarë niveli të reduktimit të emetimeve duhet të synojnë vendet për të shmangur katastrofa të tilla klimatike, përpara raundit tjetër të Kontributeve të Përcaktuara Kombëtare që do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm.

"Qytetet në studimin tone, qendrat nervore të ekonomisë botërore që kontribuojnë pothuajse në 20 për qind të PBB-së globale dhe shtëpia e 440 milionë njerëzve, janë veçanërisht të ekspozuara ndaj rrezikut të klimës," shpjegojnë autorët e raportit.

Këto ndikime klimatike u ndjenë në një shkallë tronditëse në qytetin spanjoll të Valencias javën e kaluar, ku shiu i një viti ra në tetë orë, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse që kanë marrë më shumë se 200 jetë.

Studimi parashikon se ngrohja globale do të arrijë në 2.6°C deri në 2050 sipas politikave aktuale. Programi i Mjedisit i OKB-së e vendos atë në 2,6°C deri në 2,8°C deri në fund të shekullit nëse përmbushen angazhimet aktuale. Sipas këtij skenari të lartë të emetimeve, pjesa e 49 qyteteve më të mëdha në botë me ekspozim ndaj rrezikut të lartë do të rritej nga 18 përqind në 47 përqind.

Qytetet e mëdha në Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore do të vuajnë pasojat kryesore të kësaj krize. Singapori, Surabaja, Dubai, Riad, Xheda dhe Xhakarta, pritet të përjetojnë më shumë se 50 ditë nxehtësi ekstreme në vit deri në vitin 2050.

Në BE, analistët nënvizojnë pozicionin gjithmonë e më të pasigurt të Amsterdamit dhe Madridit. Kryeqyteti holandez përballet me rrezikun e rritjes së nivelit të detit dhe përmbytjet, të cilat mund të shtohen me 60 për qind. Ndërsa në Madrid, ditët e valëve të të nxehtit mund të rriten me 135 për qind, në një numër prej 41 ditësh deri në vitin 2050.

“Vendet e G20 duhet të reduktojnë urgjentisht emetimet për të parandaluar përshkallëzimin e shpejtë të ndryshimeve klimatike”, thonë studiuesit.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 4 Nëntor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan vijon të jetë në rënie edhe këtë fillim jave pasi është blerë sot me 89.7 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat