Robotët, në shërbim të policisë kineze- Policë humanoidë dhe qen robotikë patrullojnë rrugët e qytetit
Departamenti i policisë në qytetin Mianyang të Kinës jugperëndimore ka vendosur robotë për të ndihmuar oficerët njerëzorë me patrullime, menaxhimin e trafikut dhe detyra të zbatimit të ligjit.
Oficerët robotë janë vendosur në rrugët e Mianyang për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut gjatë orëve të pikut, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites.
Ata janë projektuar për të bashkëvepruar me mjedisin përreth tyre falë inteligjencës artificiale dhe punojnë në mënyrë efikase së bashku me oficerët njerëzorë në kontrollimin e trafikut.
"Është hera e parë që shoh një robot që drejton trafikun, kjo është një mënyrë mbresëlënëse për t'u kujtuar njerëzve të ndjekin rregullat ", tha një banor vendas.
Departamenti i policisë së qytetit ka shtuar gjithashtu qen robotë në mjetet e tyre të sigurisë publike. Pamjet e publikuara nga policia tregojnë një qen robotik që ndihmon ekipet SWAT në një ushtrim trajnimi, duke nënshtruar një të dyshuar falë një rrjete jovdekjeprurëse gjatë një sulmi të simuluar në shkollë.
Performanca e jashtëzakonshme e qenit robot në stërvitje u ndihmua nga katër lente dhe një kamera panoramike 360 gradë në majë të kokës, që është e aftë të kapë skena përreth në kohë reale dhe të transmetojë sinjalet në sistemin e monitorimit të policisë. Me anë të rrjetit, qentë robotë mund të kryejnë më vete inspektime dhe patrullime të rregullta.
"Meqenëse qentë robotë janë të aftë të ndihmojnë oficerët njerëzorë të policisë, duke kryer kontrolle identiteti, patrullime autonome, dhe kufizime jovdekjeprurëse, ne i vendosim ata në zona biznesi, pranë liqeneve artificiale dhe në parqe tekno-shkencore për të kryer detyra policore", tha kreu i burimeve të Inteligjencës në Mianyang.
Sondazh

TikTok gjobitet me 530 milionë euro - Irlanda ndëshkon platformën për transferim të të dhënave në Kinë
Platforma TikTok është gjobitur me 530 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave, për dështimin në mbrojtjen e të dhënave personale të......

Mbi 1 milionë gjoba në rrugët shqiptare në 2024 -Rritja e fluksit shtoi me 33% masat administrative nga Policia e Shtetit
Gjatë vitit të kaluar, në territorin e vendit ndodhën 1,666 aksidente rrugore. Krahasuar me vitin 2023, numri i aksidenteve u rrit me 23%, çka lidhet......

Inflacioni i Eurozonës i afrohet objektivit -Nevojiten ulje të reja të normave për të kundërshtuar tarifat e Trump
Inflacioni i çmimeve të konsumit në eurozonë mbeti pak mbi objektivin e Bankës Qendrore Evropiane në prill, duke nxitur më shumë ulje të normave të......

Evropianët “braktisin” Elon Musk - Mbi 10% e tyre kanë hequr dorë nga platforma X në 6 muajt e fundit
Evropianët po largohen masivisht nga platforma X, sipas një raporti të ri nga media sociale e Elon Musk. Shifrat e fundit, të publikuara këtë javë për t'u......

Mbi 175 mijë aplikime nga bizneset -87,7% në regjistrin tregtar, 12 mijë kërkesa për leje dhe licenca
Në Qendrën Kombëtare të Biznesit përgjatë vitit 2024, janë kryer 175 388 aplikime në Regjistrin Tregtar, Regjistrin e Leje/Licencave dhe Autorizimeve dhe në......

Transporti me tren, shifra modeste - Ecuria e projekteve që synojnë përmirësimin e transportit të mallrave dhe pasagjerëve
Mungesa e infrastukturës hekurudhore e ka çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të ulta, në raport me......

Transporti ‘merr kthesën’ në kreditim/ Në një vit huaja e re për sektorin u shtua 14-të herë më shumë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë muajit Mars të vitit aktual, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë......

Analiza/ Pensionet, nga problematikat tek skenarët për reformimin e saj
Kur ka kaluar më shumë se një vit nga hedhja në publik e idesë për reformimin e skemës së pensioneve, nuk ka ende një paketë konkrete propozimesh mbi......