Rezervat strategjike për uljen e çmimit të naftës - SHBA do të hedhin në treg 172 milionë fuçi

SHBA-të do të hedhin në treg 172 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre strategjike në një përpjekje për të ulur çmimet e naftës që janë rritur ndjeshëm për shkak të tronditjeve të furnizimit nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit.
Sekretari Amerikan i Energjisë, Chris Wright, tha se vendimi është pjesë i një iniciative tjetër më të gjerë prej 400 milionë fuçi naftë, për të cilin u ra dakord nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë me 32 vende më herët gjatë ditës. Wright tha se hedhja në treg do të fillojë javën tjetër dhe do të duhen rreth 120 ditë për t'u dorëzuar.
SHBA-të dhe Izraeli filluan sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt. Irani është përgjigjur me sulmet e veta ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit me baza amerikane.
Duke rritur rreziqet për ekonominë globale, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit thanë se do të bllokonin dërgesat e naftës nga Gjiri nëse sulmet e SHBA-së dhe Izraelit nuk ndalen. Lufta ka tronditur tregjet në të gjithë botën.
Kur u pyet më herët nëse po shqyrtonte pragun për rezervën strategjike të naftës, Presidenti Donald Trump tha se Uashingtoni do ta “ulë atë pak”.
"Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për të zëvendësuar këto rezerva strategjike me afërsisht 200 milionë fuçi brenda vitit të ardhshëm", tha sekretari amerikan i energjisë në një deklaratë.
Lufta nuk e ndal naftën e Iranit - Ka eksportuar rreth 13.7 milionë fuçi që nga fillimi i luftës
Nafta bruto iraniane ka vazhduar të transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit me një ritëm pothuajse normal, edhe pse sulmet e lidhura me Teheranin ndaj......
Qeveria miratoi kredinë 11.7 milion euro për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka miratuar kredinë për hekurudhën Tiranë Durrës me lidhje me Aeroportin Ndërkombëatr të Rinasit. Financimi që do të......
Përdorimi i brigjeve të detit për plazhe, qeveria miraton modelin e marrëveshjes
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria miratoi modelin tip të marrëveshjes, që lidhet ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorëve, për......
Firmoset plani operacional Dogana–Tatime për monitorimin e tregut të karburanteve, kohëzgjatja deri më 30 qershor
Sipas një njoftimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe dy drejtorive vartëse të saj Tatimeve dhe Doganave, palët kanë firmosur një plan të......
Forcohet kontrolli kufitar: Beja takim me UNODC për luftën kundër trafiqeve
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një takim me një delegacion të UNODC, (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin), të......
Malaj: Ekonomia pritet të rritet mesatarisht me rreth 4% gjatë periudhës 2027–2029
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në daljen për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se, përgjatë periudhës 2027–2029 është parashikuar një......
Pagesat e mëdha në euro me AIPS arrijnë kulmin - BSH: Rreth 25% më shumë transaksione në 2026-tën
Viti 2026 ka nisur me një aktivitet të lartë të pagesave bankare me vlera të mëdha në vend. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë......
Qeveria u kërkon kompanive të naftës: Kujdes me rezervën/ Ibrahimaj: Po monitorojmë tregun përditë, ja pse kemi çmime të larta
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj nuk e përjashton mundësinë e uljes së taksave të naftës e më specifikisht akcizës, për të ulur çmimin final. Teksa......


