“Rezervat e naftës po shterohen me shpejtësi” - Shefi i IEA-s, Fatih Birol: Kanë mbetur vetëm për disa javë

Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, tha se rezervat komerciale të naftës po pakësoheshin me shpejtësi dhe kanë mbetur vetëm disa javë për shkak të luftës së Iranit dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit për anijet.
Birol, theksoi se lirimi i rezervave strategjike të naftës i kishte shtuar tregut 2.5 milionë fuçi në ditë, por tha se këto rezerva "nuk janë të pafundme".
“Fillimi i sezonit të mbjelljeve të pranverës dhe të udhëtimeve verore në hemisferën veriore do t'i shterojë inventarët më shpejt, ndërsa kërkesa për naftë, plehra, karburant për avionë dhe benzinë rritet”, shtoi Birol.
Ai tha se përpara se SHBA-të dhe Izraeli të nisnin sulmet ndaj Iranit në fund të shkurtit, kishte një tepricë të madhe në tregjet e naftës dhe inventarët tregtarë ishin shumë të lartë. Por situata ka ndryshuar me shpejtësi për shkak të luftës.
“Inventarët komercialë do të zgjasin "disa javë, por duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se po bien me shpejtësi"”, nënvizoi Birol.
Javën e kaluar, IEA tha se furnizimi global me naftë do të jetë nën kërkesën totale këtë vit, ndërsa konflikti i Iranit po shkakton kaos në prodhimin e naftës në Lindjen e Mesme dhe rezervat po shteroheshin me një ritëm të paparë. IEA kishte parashikuar më parë një suficit këtë vit.
Inventarët e naftës të vëzhguara globalisht ranë me një ritëm rekord në mars dhe prill, duke rënë me 246 milionë fuçi, tha IEA në raportin e saj të fundit mujor të tregut të naftës.
IEA me 32 anëtarë koordinoi lirimin më të madh ndonjëherë të stoqeve nga rezervat strategjike në mars, duke rënë dakord të tërheqë 400 milionë fuçi në një përpjekje për të qetësuar tregjet. Rreth 164 milionë fuçi ishin hedhur në treg deri më 8 maj.
Furnizimi i përgjithshëm global me naftë do të bjerë me rreth 3.9 milionë fuçi në ditë gjatë vitit 2026 për shkak të luftës, tha agjencia, duke ulur parashikimin e saj të mëparshëm, i cili kishte fliste për një rënie prej 1.5 milionë fuçi në ditë.
Çmimi i naftës bie me 2% - Trump shtyn sulmin e planifikuar ndaj Iranit
Çmimet e naftës ranë me 2% të martën pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se kishte ndaluar një sulm të planifikuar ndaj Iranit për të lejuar......
Hoxha pret kryediplomatin e Katarit: Projekte të përbashkëta në transport, energji, turizëm dhe bujqësi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë dhe më pas në Durrës, Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sulltan......
Koçiu në Baku: Shqipëria, shembull konkret se si vizioni politik transformon modelin ekonomik
Zëvendës kryeministrja Albana Koçiu ka marrë pjesë sot në Forumin Botëror Urban në Baku. Në një postim të shpërnadrë në rrjetet sociale zonja Koçiu shkruan......
Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit: Përmirësim i ndjeshëm i furnizimit 24 orë
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi sot punimet në ujësjellësin e qytetit të Elbasanit, një investim i financuar nga Banka......
Sa rëndësi ka orientimi për të nisur një biznes të ri? - Sefa: Politikbërësit duhet të drejtojnë sipërmarrjen që mos të dështojë
Ashtu sikurse e konfirmojnë dhe shifrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, sipërmarrësit e rinj shqiptarë dhe jo vetëm si fillim nisin, përmes tregtisë me......
Kosova dhe Maqedonia “mbështesin” eksportet shqiptare/ Në katër muaj, importet humbën më shumë terren me Malin e Zi
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit vijuan të zgjerohen gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026, të nxitura kryesisht nga rritja e......
E-Albania transformohet me teknologji të re/ Platforma, e rindërtuar për të ofruar shërbime më të shpejta dhe gjithëpërfshirëse
Platforma qeveritare e-Albania ka hyrë në një fazë të re transformimi digjital, duke prezantuar versionin më të fundit e-Albania 2.0. Platforma, e cila prej......
Një bankë e re turke hyn në Shqipëri - BSH miraton dhënien e licencës. Ziraat, e para e specializuar për huadhënien në bujqësi
Banka e Shqipërisë ka vendosur më në fund të licencojë bankën bujqësore turke Ziraat, pas disa muajsh nga dhënia e miratimit paraprak. Sipas njoftimit të......


