“Revolucioni i robotëve humanoidë po afron” - CEO i Nvidia-s paralajmëron përdorimin e tyre në industrinë e prodhimit
CEO i Nvidia-s, Jensen Huang beson se robotët humanoidë mund të përdoren gjerësisht në më pak se pesë vjet në industrinë e prodhimit. Huang zbuloi detaje të reja në lidhje me çipin më të ri të inteligjencës artificiale të kompanisë dhe përparime të tjera në konferencën vjetore të zhvilluesve të softuerit.
Kompania prezantoi Isaac Gr00t N1, modelin e parë të hapur të robotit humanoid në botë, dhe kornizat simuluese për të shpejtuar zhvillimin e robotëve. Prototipi 'Newton', një motor fizik me burim të hapur për robotikë u soll gjithashtu në skenë.
Kompanitë planifikojnë të punojnë së bashku për të ndërtuar sisteme të inteligjencës artificial duke përdorur platformat e Nvidia-s për të trajnuar modelet e prodhimit.
Huang njoftoi gjithashtu çipe të reja, duke përfshirë çipin e tij të ardhshëm GPU Blackwell Ultra, që do të jetë i disponueshëm në gjysmën e dytë të këtij viti dhe do të ketë më shumë memorie se gjenerata aktuale e çipit kryesor Blackwell, që do të thotë se mund të mbështesë modele më të mëdha.
Sipas tij, çipet e Nvidia-s kanë dy qëllime kryesore: të ndihmojnë sistemet e inteligjencës artificiale të përgjigjen me zgjuarsi ndaj një numri të madh përdoruesish dhe t'u japin përgjigje sa më shpejt që të jetë e mundur. Huang argumentoi se çipet e Nvidia-s janë të vetmet që mund t'i bëjnë të dyja.
Huang zbuloi gjithashtu detaje të një sistemi çipi të quajtur Vera Rubin, i cili do të pasojë Blackëell dhe do të ketë shpejtësi më të lartë. Do të dalë në treg në gjysmën e dytë të vitit 2026. Ai shtoi se çipet Rubin do të pasohen nga çipet Feynman, që do të vijnë në vitin 2028.
Veç të tjerash, kreu i Nvidia-s prezantoi mjete softuerike që do të ndihmonin robotët humanoidë të përhapen më lehtësisht në botë. Kur u pyet se cilat shenja do të tregonin se inteligjenca artificiale ishte bërë e kudondodhur, Huang tha se mund të jetë "kur robotët humanoidë të jenë duke u endur përreth, diçka që nuk është as pesë vjet larg."
Industria prodhuese ka të ngjarë të “adoptojë” robotët humanoidë së pari sepse ka detyra të mirëpërcaktuara që robotët mund t'i trajtojnë në një mjedis të kontrolluar.
"Unë mendoj se fillimisht duhet të shkojnë te fabrikat. Dhe arsyeja për këtë është sepse mjedisi është shumë më i mbrojtur dhe rasti i përdorimit është më specifik," tha Huang. "Vlera e tij është shumë e lehtë për t'u përcaktuar. Shkalla e përdorimit për të marrë me qira një robot njerëzor është ndoshta 100,000 dollarë dhe mendoj se është një vlerë e pranueshme," shtoi ai.
Sondazh

12.9 milionë euro nga shfrytëzimi i plazheve - Cila nga 6 bashkitë bregdetare mblodhi më shumë të ardhura?
Bashkitë bregdetare kanë rritur arkëtimet nga tarifa e shfrytëzimit të plazheve nga subjektet private, megjithatë nën potencialin e tyre. Referuar të......

Më pak CO2, më shumë ajër të pastër - Janar-shkurt, 77% e mjeteve te reja janë elektrike
Mjetet green po vijojnë të rrisin bindshëm dominancën e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor,......

“Xhiro” me taksi, më lirë në Amerikë se në Shqipëri/ Numbeo na rendit në vend të 6-të në botë dhe të 3-të në Europë si më të shtrenjtët
Sipas platformës Numbeo, Shqipëria renditet në vendin e 6-të në botë për tarifën fikse të taksive, duke u pozicionuar mes 127 vendeve me çmim të lartë për......

Pagat minimale në Evropë - Cilat vende kanë shënuar rritjen më të madhe në dekadën e fundit?
Një pagë minimale e përshtatshme është thelbësore për sigurimin e një standardi të mirë jetese për punonjësit. Por si kanë ndryshuar pagat minimale në Evropë......

Sa para’ humbëm nga zhvlerësimi i euros? - TVSH-ja në import me rënie në raport me planin
Kursi i këmbimit përgjatë vitit 2024, ku monedha europiane euro ka qenë vazhdimisht e zhvlerësuar kundrejt lekut, ka sjellë humbje të të ardhurave në......

‘Një shtet i ri në BE’ - A mund të aplikojë Kanadaja për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian?
Aktualisht një nga temat më të nxehta në mediat sociale është që Kanadaja të anëtarësohet në Bashkimin Europian, pas armiqësisë së fundit nga presidenti i......

Forcohen sërish Franga, Dollari dhe Paundi – Sa këmbehet sot monedha europiane?
Dollari amerikan duket se ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot m e91 lekë dhe është shitur me 92 lekë referuar tregut të......

Dy centrale diellore në Fier dhe Cërrik-Investimet private, dorëzohen aplikimet për projektet me kapacitet total 148.5 MW
Teksa viti 2024 u mbyll me dhjetra aplikime për ndërtimin e centraleve diellore nga kompanitë private, interesi për këto investime po ndjek të njëjtën......