Rënia e eksporteve “trondit” Kinën - Pëson tkurrjen më të madhe që nga shkurti, si pasojë e tarifave amerikane

Eksportet e Kinës u tkurrën në tetor, pasi vendi regjistroi një rënie prej 25% të dërgesave drejt Shteteve të Bashkuara. Të dhënat doganore treguan një rënie prej 1.1% të eksporteve globale të Kinës në tetor krahasuar me një vit më parë, niveli më i ulët që nga shkurti. Këto shifra vijnë pas një zgjerimi prej 8.3% në shtator.
Dërgesat e Kinës drejt SHBA-së kanë rënë me vlera dyshifrore për shtatë muaj radhazi, ndërkohë që vendi ka diversifikuar tregjet eksportit drejt rajoneve si Azia Juglindore dhe Afrika.
Rënia e përgjithshme e eksporteve u ndikua gjithashtu nga niveli i lartë i tyre në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që reflektoi zgjerim mbi 12.6%.
Importet në Kinë u shtuan me 1% muajin e kaluar në raport me 2024, krahasuar me një rritje prej 7.4% në shtator. Ekonomistët thanë se një ngadalësim i gjatë në sektorin e pronave dhe konsumi i dobët vendas mbeten faktorë shqetësues.
Në takimin e tyre në Kore të Jugut në fund të tetorit, liderët Donald Trump dhe Xi Jinping arritën marrëveshje për të ulur tarifat. Kina ndali disa kontrolle eksporti mbi metale të rralla për një vit dhe ra dakord të blejë më shumë sojë dhe produkte të tjera bujqësore nga SHBA-ja. Në këmbim, Uashingtoni lehtësoi disa sanksione ndaj kompanive kineze.
Ekonomistët e Goldman Sachs thanë pas takimit Trump-Xi se presin që volumi i eksporteve kineze të rritet me 5-6% në vit, duke ndihmuar Pekinin të fitojë pjesë të tregut global dhe të nxisë zgjerimin e përgjithshëm ekonomik.
Zgjedhjet e pjesshme vendore 2025/ Celibashi: Deri në 10:00, pjesëmarrja në votime 5%. Numërimi përfundon nesër në drekë. Tepelena, me inteligjencë artificiale
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me ecurinë e procesit të votimit deri në orën......
Rriten investimet në bashkinë Mat - Performancë pozitive në mbledhjen e taksës së pasurisë
Të ardhurat e Bashkisë Mat janë rritur në disa kategori kryesore gjatë 2024-ës, në raport me një vit më parë. Kategoria me rritjen më të lartë është taksa e......
Greqia nis kërkimet për gaz natyror në Mesdhe - Projekti mbështetet nga SHBA, ndërsa përballet me kritika nga OKB
Ndërsa liderët botërorë mblidhen në samitin COP30 në Brazil për të nxitur më shumë veprime ndaj ndryshimeve klimatike, Greqia njoftoi se do të fillojë......
Tepelena, ndër bashkitë me shpenzimet më të larta - Rritet interesi për tokat bujqësore dhe ndërtimet e reja
Bashkia Tepelenë rezulton me rritje të konsiderueshme të të ardhurave vendore gjatë vitit 2024 krahasuar me vitin 2023. Të dhënat zyrtare tregojnë se në......
Ndalim mediave sociale për moshën nën 15 vjeç - Qeveria daneze, gati vendimin. Shkak, shqetësimet mbi shëndetin mendor të të rinjve
Danimarka do të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, tha qeveria daneze, megjithëse prindërit do të lejohen të japin......
Bashkia Cërrik, “e dobët” financiarisht - Bien të ardhurat nga taksa e infrastrukturës dhe pastrimi
Të ardhurat nga disa taksa vendore në Bashkinë Cërrik kanë shënuar rritje gjatë 2024-ës, ndërsa të ardhurat jotatimore kanë pësuar një rënie të ndjeshme,......
5 bashki në zgjedhje të pjesshme - 334.539 qytetarë u drejtohen kutive të votimit
Rreth 334.539 qytetarë në 5 bashki të vendit kanë të drejtën ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vlorë, Berat,......
Rritje pagash për “bluzat e bardha” - Kryeministri Rama: Mbi 1 mld euro për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale
Projektbuxheti i shtetit për vitin e ardhshëm ka parashikuar mbi 1 miliardë euro për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale, ose afro 4% të Prodhimit të......



