Bota Postuar më 15 Shkurt 2025, 10:38

“Radhën e kanë automjetet”- Trump paralajmëron tarifa për makinat në muajin Prill

Nga Kristi Ceta

“Radhën e kanë automjetet”- Trump paralajmëron tarifa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vijoi me kërcënimet e tij tarifore, duke thënë se taksat për automobilat do të vendosen shumw shpejt, si pjesë e planeve të tij për t’i dhënë formë të re tregtisë globale.

"Ndoshta rreth 2 prillit," u përgjigj Trump kur e pyetën për datën, gjatë një seance nënshkrimi të urdhrit ekzekutiv në Zyrën Ovale. Edhe pse unë do t'i kisha vendosur më 1 prill," - u shpreh ai.

Që nga inaugurimi i tij, Trump ka vendosur tarifë 10% për të gjitha importet nga Kina, mbi tarifat ekzistuese. Gjithashtu, ai shpalli dhe më pas pezulloi për një muaj tarifat 25% për mallrat nga Meksika dhe importet joenergjetike nga Kanadaja. Më pas, caktoi 12 marsin si datë fillimi për taksat 25% në lidhje me çelikun dhe aluminin e importuar. Ndërsa disa ditë më parë, presidenti amerikan udhëzoi ekipin e tij të hartonte plane për tarifa reciproke në çdo vend që taksonte importet e SHBA.

Trump nuk ofroi detaje të tjera për masat ndaj automjeteve, por ai e ka shprehur prej kohësh shqetësimin për atë që e konsideron si trajtim të padrejtë të eksporteve të automobilave amerikanë në tregjet e huaja.

Bashkimi Evropian, për shembull, ka vendosur një tarifë 10% për importet e automjeteve, katër herë më shumë se tarifa e SHBA-së për makinat e pasagjerëve prej 2.5%. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara mbledhin një tarifë prej 25% për kamionët e importuar.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat