Bota Postuar më 29 Janar 2026, 09:54

Qytetet e vogla, parajsa të mallrave të luksit - Kina po përjeton një ndryshim në sjelljen e konsumatorit

Nga Dorian Koça

Qytetet e vogla, parajsa të mallrave të luksit - Kina po përjeton

Qytetet e nivelit të dytë në Kinë po kthehen ndalesa e parë për shitësit e mallrave luksoze, ndërsa konsumatorët e klasës së mesme kërkojnë standarde të larta jetese në vende me kosto më të ulët.

Me shpenzimet luksoze në vende si Nanjingu, Changsha dhe qytete të tjera të mesme, markat si Burberry dhe Louis Vuitton po vlerësojnë performancën që tregon një rimëkëmbje në sektorin e goditur të luksit në Kinë.

"Fakti që të gjitha këto qytete të nivelit të dytë tani janë në renditjen e 10 vendeve më të mira për shitjet e mallrave luksoze tregon shumë, tha Zino Helmlinger, kreu i shitjeve me pakicë në Kinë për firmën CBRE.

Kina përbën afërsisht një të katërtën e shpenzimeve për mallra luksoze, por shitjet kanë qenë të ngadalta që nga fundi i pandemisë. Këto qytete po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për markat luksoze, pasi një kontingjent në rritje i klasës së mesme shmangin qytetet e nivelit të parë më të zhvilluara ekonomikisht, si Pekini dhe Shangai, për të përfituar nga kostot më të ulëta të jetesës.

Qendra tregtare, në kryeqytetin e provincës Jiangsu me 9.5 milionë banorë, regjistroi shitje prej më shumë se 24.5 miliardë juan në vitin 2024, krahasuar me 22.2 miliardë juan të Pekin SKP, thanë mediat shtetërore.

Besimi i konsumatorit në këto qytete përqëndrohej midis blerësve të rinj dhe me të ardhura të mesme për arsye se kostot e jetesës janë më të ulëta dhe siguria lokale e punës më e fortë, pasqyrojnë analizat.

"Kjo tregon vërtet se Kina po përjeton një ndryshim të madh në sjelljen e konsumatorit dhe vendin ku lokalizohen dhe shpenzohen paratë", tha Helmlinger. "Në vitet e ardhshme do të shohim shumë qytete të tjera të nivelit të dytë që do të ngrihen, sepse shpenëzimet drejtohen atje."

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat