Bota Postuar më 10 Prill 2026, 10:01

Punonjësit e Lufthansa, në grevë - Anulohen qindra fluturime. Kërkohet rritja e pagës

Nga Dorian Koça

Punonjësit e Lufthansa, në grevë - Anulohen qindra fluturime.

Punonjësit e shërbimit të kompanisë ajrore gjermane Lufthansa kanë nisur të premten një grevë. "Do të preken nga greva të gjitha nisjet e Deutsche Lufthansa AG nga aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut”, njoftoi sindikata. Greva pritet të përfundojë në orën 22:00. Në të njëjtën periudhë do të preken nga greva edhe nisjet e degës rajonale Lufthansa Cityline nga gjithsej nëntë aeroporte: Frankfurt, Mynih, Hamburg, Bremen, Shtutgart, Këln, Dyseldorf, Berlin dhe Hanover.

Për pasagjerët e Lufthansa‑s kjo do të thotë anulime të mbi 520 fluturimeve. Në qendrën kryesore të Frankfurtit, nga afro 350 nisje të planifikuara të Lufthansa‑s, 75 për qind janë anuluar. Në aeroporte të mëdha si Hamburgu ose Berlini u anuluan gjithashtu dhjetëra fluturime.

Greva mund të ketë pasoja edhe për udhëtarët që kthehen nga pushimet e Pashkëve, pasi mungojnë avionë në destinacione të huaja. Si reagim ndaj grevës, Lufthansa njoftoi fluturime shtesë nga linjat e saj ajrore që nuk preken prej grevës. Sipas saj, Discover, Lufthansa City dhe Eurowings do të marrin përsipër fluturime shtesë, për aq sa është e mundur.

Edhe degët ndërkombëtare si Austrian Airlines, Swiss, Brussels Airlines, Air Dolomiti dhe ITA Airways do të përpiqen të ofrojnë frekuenca fluturimesh shtesë dhe të përdorin avionë më të mëdhenj në fluturimet e tyre nga dhe drejt Gjermanisë.

Anëtari i bordit të Lufthansa‑s përgjegjës për personelin, Michael Niggemann, kritikoi kohën e zgjedhur për grevën. Thirrja për grevë i godet veçanërisht rëndë pasagjerët që po kthehen pas pushimeve të Pashkëve. Për më tepër, me Lufthansa dhe Lufthansa Cityline do të preken njëkohësisht nga greva dy operatorë fluturimesh. Ky përshkallëzim është i papërgjegjshëm.

Shqipëria 10 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat