Bota Postuar më 17 Shkurt 2025, 10:28

Pse Trump po ushtron presion mbi aleatët?- Mineralet kritike, në fokus të presidentit amerikan

Nga Kristi Ceta

Pse Trump po ushtron presion mbi aleatët?- Mineralet kritike, në fokus

Lista e dëshirave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për kontrollin e territoreve të reja dhe arritjen e marrëveshjeve përfshin zona me një veçori kryesore të përbashkët: aksesin në minerale kritike.

Në javët e fundit, presidenti ka sugjeruar një "marrëveshje" minerale me Ukrainën, duke tërhequr reagimin nga Rusia. Ai ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara do të marrin nën kontroll Groenlandën, një territor danez i pasur me minerale. Gjithashtu, lideri amerikan ka thënë se Kanadaja mund të bëhet shteti i 51-të, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau reagoi se Trump ishte i interesuar për mineralet kanadeze.

“Është një politikë e jashtme e bazuar në burime që ne tashmë kemi filluar t’i shohim…por Kina e ka bërë për dekada të tëra”, shprehen ekspertët e Sigurisë Kritike.

Trump është presidenti i fundit që ka marrë përsipër një sfidë të vjetër: Kina kontrollon përpunimin e mineraleve kritike si kobalti, litiumi dhe nikeli, si dhe elementët e tokës të rrallë, të nevojshëm për të prodhuar pajisje ushtarake dhe energjitike. SHBA është përpjekur të reduktojë dominimin e Kinës mbi zinxhirët e furnizimit, por nuk ka mundur të konkurrojë përballë strategjive si Iniciativa Kineze Belt and Road, e cila ka ndërtuar infrastrukturë në vendet në zhvillim për të aksesuar mineralet.

Në të njëjtën kohë, kompanitë amerikane kanë paralajmëruar se praktikat e padrejta të tregut të Kinës, duke përfshirë mbushjen e tregut me produkte të lira, e kanë bërë gati të pamundur konkurrencën.

Analistët theksojnë se shumë nga lëvizjet e Trump duket se janë pjesë e një "taktike negociuese" dhe synojnë të vendosin energjinë në krye të politikës së jashtme.

Sa i përket Ukrainës, shumë nga tokat e rralla janë në territore tashmë të kontrolluara nga Rusia, kështu që një ide e marrëveshjes “ndihmë në këmbim të mineraleve” po zvarrit lojën, në vend që të llogarisë përfitime të menjëhershme për të marrë burime.

Trump ka shprehur hapur qëndrimin e tij, duke argumentuar se SHBA duhet të marrë një pjesë të pasurisë minerale të Ukrainës, me vlerë 500 miliardë dollarë, si kompensim për miliardat e shpenzuara për të ndihmuar vendin kundër pushtimit rus.

"Shtëpia e Bardhë pret që ndihma për Ukrainën të jetë më transaksionale. Mbrojtja e sigurisë kombëtare të Kievit nuk është më qëllim në vetvete; qasja në burimet e saj është,” shprehen analistët.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat