Pse Kanadaja mund të bëhet 'superfuqi' e energjisë bërthamore? - Rezervat e uraniumit dhe rritja e kërkesës, faktorët kryesorë të dominimit
Kanadaja ka potencialin të bëhet një lider global në energjinë bërthamore falë rezervave të pasura të uraniumit dhe kërkesës në rritje për këtë burim energjie. Projekti i kompanisë NextGen planifikon ta pozicionojë vendin si prodhuesin kryesor të metalit në botë brenda një dekade.
Energjia bërthamore po rikthehet në qendër të fokusit pasi shihet si një zgjidhje e krizës klimatike. Kanadaja, e pasur me depozita të shkallës së lartë të uraniumit, që është thelbësor në këtë sektor, mund të bëhet një "superfuqi" bërthamore nëse e përdor siç duhet këtë potencial.
Në vitin 2011, katastrofa e centralit bërthamor të Fukushimës në Japoni ngriti alarmin për energjinë bërthamore dhe çmimi për metalin e rëndë, një komponent kritik për karburantin bërthamor, ra ndjeshëm.
Por pesë vitet e fundit ka pasur një ndryshim, me çmimin global të uraniumit që u rrit më shumë se 200%. Lëvizja nisi pasi themeluesi i Microsoft, Bill Gates, shpalli energjinë bërthamore si "ideale për të përballuar ndryshimet klimatike" në 2018. Më vonë, Mbretëria e Bashkuar shtyu përpara një politikë të gjenerimit të të paktën 25% të energjisë së vendit nga ky sektor. Menjëherë pas kësaj, Bashkimi Evropian e shpalli energjinë bërthamore si “miqësore” me klimën.
Këto ngjarje ishin kritike për industrinë dhe një pikë kthese për kompaninë NexGen, e cila qëndron pas minierës më të madhe të uraniumit që po ndërtohet në Kanada. NexGen, e pasur me uraniumin e zonës së Athabasca-s në veri të Saskatchewan, tani ka një vlerë prej afro 4 miliardë dollarësh, pavarësisht faktit se miniera nuk do të jetë funksionale deri në vitin 2028. Studiuesit theksojnë se projekti i NexGen mund ta shtyjë Kanadanë të bëhet prodhuesi më i madh në botë i këtij metali gjatë dekadës së ardhshme, duke e rrëzuar Kazakistanin nga froni.
Me burimet e pasura, kompanitë minerare të Kanadasë do të luajnë një rol të madh në të ardhmen e energjisë bërthamore, duke përmbushur një kërkesë për uranium që pritet të rritet pasi shumë vende në konferencën e klimës COP28 u angazhuan për të trefishuar prodhimin e tyre bërthamor deri në vitin 2050.
Energjia nukleare vlerësohet për emetimet e ulëta të karbonit në krahasim me burimet e tjera si gazi natyror ose qymyri. Uraniumi mund të gjendet në mbarë botën, megjithëse është shumë i pranishëm në Kanada, Australi dhe Kazakistan. Por ajo që e bën rajonin Athabasca unik është cilësia e lartë e uraniumit, shpjegojnë ekspertët.
Kanadaja është aktualisht prodhuesi i dytë më i madh në botë i uraniumit, duke llogaritur afërsisht 13% të prodhimit të përgjithshëm global, sipas qeverisë kanadeze. NexGen parashikon që sapo miniera re të jetë funksionale, do ta rrisë totalin në 25%.
Sondazh

Fermerët kundërshtojnë perspektivën e marrëveshjes së tregtisë së lirë BE-Mercosur!
Fermerët europianë dolën në rrugët e Brukselit të mërkurën për të demonstruar kundër një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis Bashkimit Europian dhe......

FMN: Regjimi i lirë i kursit të këmbimit, zgjedhja e duhur - Shefja e Misionit në takim me Guvernatorin Sejko, vlerëson politikën monetare të BSH
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar zgjedhjen e Bankës së Shqipërisë për të mbajtur një regjim të lirë të kursit të këmbimit. Së fundmi, Guvernatori i......

Llogaritja e kredisë me laps e me letër - Tola: Me normën e re të interesit do kursejmë 300 mijë lekë në 20 vite
Nëse duam të marrim kredi 10 milionë lekë për të blerë një banesë, me normën e re të interesit 2.75% që nxorri banka qendrore e vendit, totali që do kursejmë......

Bosnja dyfishon pagën minimale - Qeveria ka vendosur të rrisë të ardhurat minimale në 614 euro
Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka njoftuar një rritje të pagës minimale në 613,6 euro që nga janari 2025, duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës......

Reshje bore, nëntori në histori - Gjoni: Pritet të jetë dimri më i ftohtë në 5 vitet e fundit
I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe ulje temperaturash, ndërsa në Alpe në lartësitë 1000-1200m ka patur reshje bore me intensitet......

Tetori me më shumë reshje në histori - Spanja regjistroi dyfishin e shirave në muajin e përmbytjeve vdekjeprurëse
Spanja ka regjistruar tetorin me më shumë reshje në histori, duke kulmuar me përmbytjet më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në vend, sipas agjencisë......

Rrjet i ri elektrik në Radhimë – Orikum - Cilësia e furnizimit me energji në zonat turistike, investimi 5.3 mln euro
Rreth 5.3 mln euro është vlera e investimit që do të kryhet në zonën turistike Radhimë - Orikum për të rritur cilësinë e furnizimit me energjii elektrike.......

Si po transformohet industria e bimëve mjekësore? - Mungesa e fuqisë punëtore/ Nga “gjurmimi” në male tek kultivimi total
Në mungesë të fuqisë punëtore dhe sigurimit të bimëve të egra mjekësore, industria po mbështetet për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe......