Pritet bllokimi amerikan i Hormuzit - Reagojnë tregjet, me naftën që kalon 100 USD/fuçi

Çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuçi të hënën, ndërsa Marina Amerikane u përgatit të bllokonte anijet për në dhe nga Irani nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, një veprim që mund të kufizojë eksportet iraniane të naftës, pasi Uashingtoni dhe Teherani nuk arritën një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 6.67 dollarë, në 101.87 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e Teksasit Perëndimor u rrit me 7.26 dollarë, në 103.83 dollarë për fuçi.
Sipas analistëve, tregu tani është kthyer kryesisht në kushtet para armëpushimit, përveç tani që SHBA-të do të bllokojnë edhe rrjedhat e mbetura deri në 2 milionë fuçi në ditë të lidhura me Iranin përmes Ngushticës së Hormuzit.
Presidenti Donald Trump tha se Marina Amerikane do të fillojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, duke rritur tensionet pasi bisedimet maratonë me Iranin dështuan të arrinin një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës dhe duke rrezikuar një armëpushim të brishtë dyjavor.
Ai shtoi se çmimi i naftës dhe benzinës mund të mbetet i lartë gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor, një pranim i rrallë i pasojave të mundshme politike nga vendimi i tij për të sulmuar Iranin gjashtë javë më parë.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se forcat amerikane do të fillojnë zbatimin e bllokadës së të gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet iraniane në orën 14:00 GMT të hënën. Do të “zbatohet në mënyrë të plotë kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë të gjitha portet iraniane në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit”, thuhet në një deklaratë të CENTCOM.
Të dhënat e transportit detar në LSEG treguan se anijet cisternë të naftës po i shmangen Ngushticës së Hormuzit përpara bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit.
Arabia Saudite tha se kishte rivendosur kapacitetin e plotë të pompimit të naftës përmes tubacionit Lindje-Perëndim në rreth 7 milionë fuçi në ditë, disa ditë pasi dha një vlerësim të dëmeve në sektorin e saj të energjisë nga sulmet gjatë konfliktit me Iranin.
Orban mposhtet nga opozita e qendrës së djathtë - Peter Magyar fiton mbi 2/3 e vendeve në parlament
Udhëheqësi veteran nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, humbi pushtetin ndaj partisë së re të qendrës së djathtë Tisza në zgjedhjet kombëtare të së dielës......
Britanikët i drejtohen energjisë së gjelbër - Kërkojnë të shmangin shtrenjtimin e faturave
Familjet britanike po i drejtohen investimeve në energji të gjelbër në shtëpi në numër rekord, në përpjekje për të mbajtur faturat e ulëta, ndërsa kriza e......
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë - Rama: Hapësirë shqiptare përtej kufijve
Kryeministri Edi Rama në Pokastin FLASIM, është ndalur edhe te Samiti i Diasporës që do të nisë në Tiranë në datën 13 Prill. Kreu i qeverisë tha se ky takim,......
16,6 mld euro investimet e huaja - Rama: Qëndrueshmëri rritjeje
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritut në 16.6 miliardë euro. Në 5 vitet e fundit vendi ka tërhequr më shumë investime në raport me ekonominë sesa......
''Skema e rritjes së përvitshme të pensioneve''/ Rama: Edhe fond individual shtesë
Kryeministri Rama ka deklaruar sot se është vendosur një skemë e rritjes së përvitshme të pensioneve dhe se po përgatitet edhe një kolonë e re mbështetëse......
'Indeksim çdo dy vite i pagave'' - Rama: Vëmendja te fuqia blerëse dhe sektorët prioritarë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga 1 Janari i këtij viti ka nisur fazë e re e rritjes së pagave në vend, me një drejtim të qartë për rritjen reale të të......
''Rritja e pagës minimale dhe mbështetja për biznesin, prioritet i qeverisë''/ Lushnjë, Kryeministri Rama në kompleksin industrial me 2000 punonjës
Kryeministri Rama, i cili po vijon takimet në qytetin e Lushnjës, u ndal sot në një kompleksin industrial ku operon një kompani koreano-jugore, e cila sot......
Rama: Rritëm ndjeshëm pagat dhe të ardhurat për frymë
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së Lushnjë, solli në vëmendje disa statistika që dëshmojnë......


