Bota Postuar më 1 Prill 2025, 14:25

Polonia, marrëveshje me SHBA për mbrojtjen ajrore - Nënshkruhet kontrata me vlerë 2 miliardë dollarë

Nga Kristi Ceta

Polonia, marrëveshje me SHBA për mbrojtjen ajrore - Nënshkruhet

Polonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me vlerë gati 2 miliardë dollar për ushtrinë. Marrëveshja synon ofrimin e mbështetjes logjistike dhe teknike për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot të blerë nga Varshava.

Nënshkrimi u bë në bazën ushtarake në Sochaczeë, në Poloninë qendrore, në prani të kryeministrit polak Donald Tusk dhe ministrit të mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.

Tusk tha gjatë ceremonisë se "Polonia është një shembull i jashtëzakonshëm në kohët e sotme të vështira dhe të ndërlikuara, një shembull i bashkëpunimit të mirë për të mbrojtur sigurinë e vendit, NATO-s, SHBA-së dhe të gjithë Evropës". Ai paralajmëroi se nuk mund të ketë vend për konfrontim brenda Paktit të Atlantikut të Veriut, mes aleatëve, sepse të gjithë kanë një interes të përbashkët.

Ministri i mbrojtjes tha se marrëveshja e nënshkruar kap vlerën e gati 2 miliardë dollarëve. Ai shtoi se investimi në mbrojtjen ajrore është shpenzimi më i madh i mbrojtjes në vend.

"Një sulm nga kundërshtarët shpesh kushton shumë më pak se mbrojtja e hapësirës ajrore. Kjo ndonjëherë është dhjetë herë më e shtrenjtë, por është një investim themelor," tha ai.

Kosiniak-Kamysz shtoi se sa më shumë para të shpenzojë Bashkimi Evropian për armatim, aq më shumë ushtritë e NATO-s, duke përfshirë ushtrinë polake, do të mund të përfitojnë.

“Ndërtimi i një Evrope të fortë dhe forcimi i NATO-s shkojnë paralelisht, theksoi ministri i mbrojtjes.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat