Bota Postuar më 14 Prill 2025, 18:08

Pasiguritë, çmimi i arit po rritet në nivele rekord - Të gjithë investitorët po shtregtojnë drejt ‘strehëve të sigurta’

Nga SCAN TV

Pasiguritë, çmimi i arit po rritet në nivele rekord - Të

Një onc ar tani vlen më shumë se 3200 dollarë. Kjo është është hera e parë që çmimi i metalit të verdhë kaluar këtë kufi. Kjo për shkak se investitorët po orientohen drejt të ashtuquajturave streha të sigurta.

Edhe frangu zviceran, një tjetër strehë e sigurt, ka arritur vlerën më të lartë në dhjetë vitet e fundit kundrejt dollarit amerikan. “Një ikje masive drejt strehëve të sigurta… e gjithë kjo pasqyron mungesën e plotë të qartësisë në tregjet financiare sot”, thonë ekspertët. “Tani po jetojmë në një botë pa rregulla – kur bëhet fjalë për tregtinë, sigurinë, shëndetësinë, madje edhe për sovranitetin”, sqarojnë më tej ato.

Po çfarë janë strehët e sigurta? Strehë e sigurt është një investim për të cilin pritet të ruajë ose madje të rrisë vlerën në periudha pasigurie ekonomike. Kur flitet për këtë i pari në radhë është ari.

Analistët paralajmërojnë se paqëndrueshmëria në tregje mund të zgjasë derisa të qartësohen marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Investitorët po ndjekin me kujdes hapat e ardhshëm të qeverive amerikane dhe kineze, veçanërisht njoftimet e reja lidhur me politikat doganore.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat